Aktualitet

Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë së Jashtme teksa kalonte rrugën, arrestohet një ditë pas aksidentit 62-vjeçari, i riu ende në spital

Sipas policisë, në pranga ka rënë 62-vjeçari me iniciale H.K. I plagosur ka mbetur 28-vjeçari me iniciale B. H.

17 Prill 2025, 16:10 Nga N.F
Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë së Jashtme
Foto

TIRANË- Një 62-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai një ditë më parë përplasi para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të ministrisë teksa po kalonte rrugën.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 62-vjeçari me iniciale H.K. I plagosur ka mbetur 28-vjeçari me iniciale B. H. I riu ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Arrestohet shtetasi H. K., 62 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, ka aksidentuar shtetasin B. H., 28 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

aksident para ministrise se jashtme

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2025, 13:18 Esmeralda Topi

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Foto ilustruese SHQIPËRI- Zjarr pas zjarri, vit pas viti — mbi 185 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar në Shq...