Aktualitet

Nuredin Dumani tregon takimin me Behar Bajrin: I kërkova Talo Çelën, dhashë deri në 1.5 mln euro!

Gjatë seancës në GJKKO, Dumani ka theksuar se me Behar Bajrin ka folur nëpërmjet një miku të tij me emrin Elton Basha.

17 Prill 2025, 14:52 Nga I.A
Nuredin Dumani tregon takimin me Behar Bajrin: I kërkova Talo
Nuredin Dumani

TIRANË- Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani për takimin dhe njohjen me Behar Bajrin është zbuluar. Gjatë seancës në GJKKO, Dumani ka theksuar se me Behar Bajrin ka folur nëpërmjet një miku të tij me emrin Elton Basha. Ndërkohë që ka theksuar se Bajrit i ka kërkuar kokën e Talo Çelës, duke i ofruar atij mbi 1.5 mln euro.  

“Elton Basha është një mik i imi dhe është nga Burreli. Rrinte në Durrës dhe kam 15 vite që e njoh. Në telefon e kam pas rregjistru me emrin ‘Bisha’. Me Behar Bajrin kam komuniku nëpërmjet Elton Bashës dhe nëpërmjet Arlind Bushatit. Çova Eltonin me një djalë tjetër në takim me Bajrat, këta të fundit shkojnë 10 veta me armë. Behar Bajri më kërkoi për të bërë goditje për Dorjan Dulin dhe Genc Tafilin dhe i kam dhënë mbi 1 mln e gjysmë euro. Ramë dakord për këtë marrëveshje. Nuk morëm asnjë lloj iniciative. Behar Bajrit i kam kërku Talo Çelën. Kishte thashetheme që Talo Çela rrinte te Suel Çela, por jo gjëra të vërteta. Me Behar Bajrin kam komuniku me SKY ECC”, tha Dumani.

nuredin dumani elton basha behar bajri

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2025, 13:18 Esmeralda Topi

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Foto ilustruese SHQIPËRI- Zjarr pas zjarri, vit pas viti — mbi 185 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar në Shq...