Aktualitet

EMRAT/ Konflikti me të shtëna me armë zjarri në Tiranë, zbardhen identitetet e 8 personave të përfshirë që ranë në pranga

Emrat e të arrestuarve janë: Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj.

17 Prill 2025, 13:09 Nga M.B
EMRAT/ Konflikti me të shtëna me armë zjarri në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANA- 8 perosna janë arrestuar në lidhje me konfliktin ku pati dhe të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë në rrugën “Sami Frashëri”. Emrat e të arrestuarve janë: Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj si dhe i lënduari në konflikt Kasem Stani(Pasha).

Ndërkohë, është identifikuar 51-vjeçari i cili goditi me qytën e një arme zjarri, 40-vjeçarin, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta. Për këtë person policia thotë se po punon intensivisht për kapjen e tij. Gjithashtu mësohet se 51-vjeçari qëlloi një herë me armë zjarri në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati persona të dëmtuar.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar arma e zjarrit pistoletë bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

tirana

Sondazh

Poll