Aktualitet

FOTO/ Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht të miturat, ja kush është mësuesi i arrestuar sot në Përrenjas

Mësuesi Fatmir Hoxha ishte kallëzuar dy herë të tjera më parë nga familjarët e dy të miturave, 13 dhe 14 vjeçe, të cilat pretendojnë se mësuesi i përndiqte shpeshherë dhe i ngacmonte seksualisht.  

17 Prill 2025, 14:19 Nga M.L
FOTO/ Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht të miturat, ja kush
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Një mësues ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme si i akuzuar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy të miturave. Mësuesi Fatmir Hoxha ishte kallëzuar dy herë të tjera më parë nga familjarët e dy të miturave, 13 dhe 14 vjeçe, të cilat pretendojnë se mësuesi i përndiqte shpeshherë dhe i ngacmonte seksualisht.  

Ngjarjen e ka denoncuar drejtori i shkollës pasi një koleg tjetër ka parë mësuesin të kryejë veprimet të papërshtatshme me fëmijët në fjalë dhe prekje.

FOTO/ Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht të miturat, ja kush

Për 55-vjeçarin, komuniteti kishte kërkuar largimin e menjëhershëm nga puna për shkak të këtyre sjelljeve te pahijshme. Pasi ndaj mësuesit është bërë kallëzimi i fundit në polici, ka tentuar të largohej nga vendi me avion por është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit. 

fatmir hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2025, 13:18 Esmeralda Topi

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Foto ilustruese SHQIPËRI- Zjarr pas zjarri, vit pas viti — mbi 185 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar në Shq...