Aktualitet

Rrahjet masive greko-shqiptaro-arabe në burgun grek, të mbyllur në kafaz janë mbretërit e qelive/ Gardianët frikë kanë t

17 Janar 2020, 17:02 Nga DOSJA
Rrahjet masive greko-shqiptaro-arabe në burgun grek, të mbyllur

GREQI– Media greke “Zougla.gr” i ka dedikuar një artikull dy grupeve rivale në burgun e Avlonas, në të cilin vuajnë dënimin me burg kryesisht të rinjtë. Por së fundmi është bërë i njohur për përplasjen mes bandave arabo-shqiptare.

Kush janë udhëheqësit e dy bandave?

Pothuajse në të gjitha dosjet e formuara nga policia, pavarësisht nëse ato përfshijnë incidente midis të burgosurve apo sherre të tjera, personat e përfshirë janë pothuajse të njëjtë. Kampet kundërshtare janë të burgosur shqiptarë dhe arabë që synojnë të kontrollojnë burgun.  “Kur flasim për të burgosurit në burgje, duhet të dimë se ata më shumë kontrollohen nga ne, për shkak se mund të kenë drogë në qeli ose të përdorin celularin”, thotë një roje burgu, i cili ka shërbyer për shumë vite në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Drejtuesi” i njërës bandë është një grek, dhe ndodhet në qeli prej 20 vitesh, dhe para se të tranferohej në burgun e Avlonas kreu një vrasje me thikë teksa grabiste nëpër banesa. Por në burgun e Avlona, ​​ai duket se është bërë “një njeri tjetër”, pasi emri i tij është përfshirë në pothuajse çdo dosje incidentesh me të burgosur. Madje, ai dyshohet se është përfshirë në rrahjen e njërit nga të akuzuarit për vrasjen e studentes Eleni Topaulodit. Raportet thonë se ai u transferua në një burg tjetër në një moment, por u rikthye në Avlona.

“Lideri” tjetër është një 22-vjeçar shqiptar që është në burg për grabitje dhe krime kibernetike, madje dëshiron që të marrë emër në zonën antivirus. Sidoqoftë, ka edhe disa të burgosur arabë në burgje që duan hapësirën e tyre.  Mes arabëve të burgosur në këtë burg janë edhe ata që ekzekutuan Nikolla Moustakas në kodrën e Filopappou më 15 gusht 2018, kur ata u konfliktuan me Moustakas në sy të të dashurës së këtij të fundit. Arabët donin që ta vidhnin grekun,

“Armët” dhe roli i oficerëve

Në kontrollet e zhvilluara herë pas here nga Oficerët e Sigurisë kanë gjetur nëpër qeli të gjitha llojet e armëve nëpër qeli.

“Ata presin radiatorin ose tubat e ujit, i shndërrojnë në thika llambat e tavanit. Ose thyejnë xhamin që të kenë armë vdekjeprurëse në duart e tyre”, thotë një zyrtar i sigurimit i cili ka administruar dosjet e burgut në qeli.

Sidoqoftë, imazhi i burgut është mjaft i mjerueshëm. Të arrestuarit janë thuajse të pakontrolluar, ndërsa zyrtarët e burgut shmangin bërjen e kontrolleve për të ruajtur qetësinë.

Mirëpo, nuk mungojnë rastet kur edhe oficerët vetë përfshihen në korrupsion.

“Jo rrallë herë kemi parë edhe kolegë tanë, të cilët gjatë bastisjeve kanë qenë të tmerruar. Një shembull tipik është oficeri i burgut i arrestuar dy ditë para Krishtlindjeve. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjet një kallëp dinamiti, telefona celularë dhe karikues”.

Imazhi i keq i burgut të Avlonas u shtua edhe nga përplasja e fundit mes të burgosurve, e cila la 13 persona të plagosur.

Sidoqoftë, ajo që bie në sy është fakti që zyrtarët e burgut pothuajse kurrë nuk kanë gjetur lëndë narkotike ose celular në qelitë e të burgosurve. Një oficer i burgjeve shprehet se burgu i Avlonës ka nevojë për një rindërtim dhe rregullim.

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i avlonas greqi shqiptaret ne burgjet greke burgu i avlonas greqi shqiptaret ne burgjet greke

Sondazh

Poll