Politike

"Shqiptarët bëjnë analiza mjekësore vetëm 20 ditë"/ Berisha publikon skandalin: Kjo gjendje merr fund brenda 100 ditëve të para të qeverisjes tonë

Ndër të tjera Lideri i opzitës u shpreh se me ardhjen e PD-së në pushtet në Shqipëri nuk do futet dot asnjë ilaç që nuk është shitur dhe nuk shitet në dy vende anëtare të BE. Kryedemokratik gjithashtu theksoi se Vilma Nushi, gruaja e kushëririt të Edi Ramës, ka përjashtuar nga checkupi pensionistët.

14 Prill 2025, 20:11 Nga E. D
"Shqiptarët bëjnë analiza mjekësore vetëm 20
sali berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve në Qarkun e Durrësit, u ndal edhe tek një skandal tjetër, këtë hetë në shëndetësi. Berisha theksoi se shqiptarët bëjnë analiza mjekësore vetëm 20 ditë.

Ndër të tjera Lideri i opzitës u shpreh se me ardhjen e PD-së në pushtet në Shqipëri nuk do futet dot asnjë ilaç që nuk është shitur dhe nuk shitet në dy vende anëtare të BE. Kryedemokratik gjithashtu theksoi se Vilma Nushi, gruaja e kushëririt të Edi Ramës, ka përjashtuar nga checkupi pensionistët.

"Unë jam mjek, por nuk është nevoja të jesh mjek të shohësh dramën çnjerëzore të asaj që është më fisnikja, të asaj që është më humania, të shëndetit shëndetësor. Të dashur miq, ai që flet për hardhuca dhe zhapinj, ai nuk e shqipëron dot fjalën kujdes shëndetësor. Çfarë ndodh sot? U njoftoj lajmet e fundit. 10 ditët e fundit të çdo muaji, spitalet, njësitë ambulatore nuk bëjnë dot asnjë analizë sepse paratë i vjedh PPP-ja e analizave me Edi Ramën. E paimagjinueshme. Ndërpriten me urdhër. Pra, shqiptarët mund të bëjnë analiza vetëm 20 ditët e para, të tjerat të gjitha nga xhepi. Turp, hajni e paimagjinueshme!

Çfarë ndodh me ilaçet? Një kryeministër që e pranon se janë kryer krime kundër njerëzimit me të sëmurët në Spitalin Onkologjik, se janë lënë pa mjekim në mëshirë të sëmundjes së pamëshirë, dhe nuk merr asnjë masë, është bashkautor në vjedhjen e ilaçeve të tyre. Jam sot këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se 100 ditët e para kjo gjendje merr fund, përmbyset dhe vetëm përmbyset. Jam këtu për t’u zotuar se lista e rimbursimit do jetë lista e rimbursimit që ka republika italiane. Nuk barazohemi dot në rroga me ta, nuk barazohemi dot në mirëqenie me ta, por në hallin e jetës do barazohemi me ta dhe do paguajmë ato ilaçe që paguajnë ata.

Në Shqipëri nuk do futet dot asnjë ilaç që nuk është shitur dhe nuk shitet në dy vende anëtare të BE.
Firma Nushi dhe Doshi do të shkojnë para ligjit të dyja. A e dini ju se Vilma Nushi, gruaja e kushëririt të Edi Ramës, që ndan paratë me Edi Ramën, ka përjashtuar nga checkupi pensionistët. Ua them unë, unë jam mjek, asnjë vend në botë nuk paguan checkupin. Por ka një moral që pensionistëve për shkaqe tashmë të njohura, dy herë në vit t’ua bësh falas analizat. Dy herë në vit do kenë falas analizat. Ne kemi program dhe ne do t’u bëjmë ju krenarë me programin me të cilin do trokisni në çdo dorë tek shqiptarët. Lërini ata me zhapinj dhe hardhuca. Socialistë dhe socialiste, bashkohuni me demokratët, bashkohuni të heqim këtë të keqe të madhe. Ky është program për të gjithë shqiptarët," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll