14 Prill 2025, 18:07
Nga N.F
Zaka
LUSHNJE- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht drejtuesja e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku ka shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e kandidates për deputetet e Partisë Socialiste në Lushnje, Kiduina Zaka. Kjo e fundit ka reaguar në lidhje me një denoncim të Partisë Demokratike. Zaka gjatë fjalës së saj shprehet se PS nuk komenton asnjëherë çështje të cilat janë nën hetim nga organet e drejtësisë.
Sipas saj ky reagim ka ardhur pas një deklarate të rreme të Partisë Demokratike lidhur me arrestimin e një personi që po blinte vota. Zaka thekson se personi në fjalë po kërkonte vota për PD-në dhe ata kanë akuzuar policinë për skenarë.
Ajo shtoi se të kapur në krim elektoral, drejtuesit lokalë të PD Fier po përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja, duke hedhur baltë mbi të tjerët. Më tej ajo theksoi se PS kërkon nga organet ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, apo Kodit Zgjedhor.
"Partia Socialiste nuk komenton asnjëherë çështje të cilat janë nën hetim nga organet e drejtësisë, por sot jemi detyruar të reagojmë për shkak të një deklarate të rreme dhe ulët të Partisë Demokratike, qarku Fier, po aq te ulët sa edhe veprimet e tyre. Partia Demokratike përpiqet të mbulojë të vërtetën lidhur me arrestimin e një personi, i cili kërkonte të blinte vota për Partine Demokratike, duke akuzuar Policinë e Shtetit për skenarë të organizuar.
Kemi marrë dije sot nga mediat se Policia Shtetit ka njoftuar zyrtarisht se pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas banor i bashkisë së Lushnjes, ka arrestuar Marim Lekajn, 38 vjeç, banues në Njësinë Administrative Hysgjokaj të bashkisë Lushnje, i cili i ka premtuar dhënien e një shumë parash shtetasit kallëzues, duke i kërkuar të votojë për Partinë Demokratike dhe i ka marrë atij Kartën e Identitetit.
Të kapur në krim elektoral, drejtuesit lokalë të PD Fier, përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja, duke hedhur baltë mbi të tjerët, por shqiptarët e dijnë mirë se kush janë ata, që për të arritur qëllimet e tyre të mbrapshta, janë gati të vrasin edhe njerëz, siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.
Ne ju bëjmë thirrje drejtuesve lokalë dhe qendrore të Partisë Demokratike, të heqin dorë nga këto tentativa kriminale për të prishur procesin zgjedhor, pasi nuk kanë asnjë shans ta deformojnë vullnetin e popullit shqiptar. Ne e kuptojmë qartë se të gjitha deklaratat e Bufit apo sejmenëve të tij , si dhe të gjithë veprimet e paprecedenta që po ndërmarrin, janë thjeshtë dhe vetëm për të justifikuar humbjen historike te 11 Majit, për partine e kënetës dhe partickat kioska që kanë hapur, për të çorientuar votuesit.
Vota e Shqiptarëve do të jetë për të ardhmen e tyre europiane, për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, për pasaportën europiane dhe jo për kënetën ku duan ta mbajnë bufat dhe bretkosat e vjetër e të rinj të politikës shqiptare
Në të njëjtën kohë Partia Socialiste ju bën thirrje qytetarëve të Lushnjes dhe gjithë qarkut Fier, që të denoncojnë pa frikë çdo tentativë për blerje votash, apo krime te tjera elektorale. Fushata elektorale është një moment për shpalosje programesh politike, takime me zgjedhësit, konkurrencë transparente dhe të ndershme dhe jo një arenë shpifjesh e intrigash për tu pasur zili dhe nga regjisorë telenovelash të pasditeve.
Kërkojmë nga organet ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, apo Kodit Zgjedhor në të gjithë parametrat e tij dhe garantojmë që Partia Socialiste është e totalisht e angazhuar për të performuar sipas kornizës ligjore dhe elektorale, pa dëmtuar imazhin e vendit tonë, që ndodhet tashme në procesin e shumëpritur të anëtarësimit europian," tha ajo.
ps pd zaka
Politike
14 Prill 2025, 18:11
r.ll
tedi mula
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, Tedi Mula ka ndarë në rrjet...
Politike
14 Prill 2025, 18:00
r.ll
foto e postuar nga marta kos
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos shprehet se blloku prej 27 vendesh anë...
Politike
14 Prill 2025, 17:06
r.ll
pamje nga dokumentari
TIRANË- Një televizion gjerman i ka kushtuar një dokumentar Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt in...
Politike
14 Prill 2025, 16:44
r.ll
kaja kallas
LUKSEMBURG- Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka mbajtur një konferencë për s...
Politike
14 Prill 2025, 16:33
N.F
Krasniqi
KOSOVË- Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosov...
Politike
14 Prill 2025, 16:11
N.F
Bozdo
BERAT- Bashkitë në vend kanë vijuar prej ditësh aksionin e shtrimit të rrugëve që nga çelja e fushat&e...
Politike
14 Prill 2025, 16:03
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Zyra e Presidencës ka bërë gati një ligj që do...
Politike
14 Prill 2025, 14:58
E. D
Fatmir Limaj
KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha partia e tij është e gatshme të punojë për kri...
Politike
14 Prill 2025, 13:10
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pranoi publikisht sot se një ekspert i BE-së dhe nj&...
Politike
14 Prill 2025, 14:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët kritikoi Kryeministrin Edi Rama,&nbs...