Politike

Dokumentari i televizionit gjerman: BE e gatshme të anashkalojë dështimet në demokraci dhe lirinë e shtypit në Shqipëri, për t'ju kundërvënë Kinës dhe Rusisë

Në dokumentarin e "Arte.tv", i cili do të transmetohet nesër, thuhet se që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është konsideruar domosdoshmëri.

14 Prill 2025, 17:06 Nga r.ll
Dokumentari i televizionit gjerman: BE e gatshme të anashkalojë
pamje nga dokumentari

TIRANË- Një televizion gjerman i ka kushtuar një dokumentar Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Në dokumentarin e "Arte.tv", i cili do të transmetohet nesër, thuhet se që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është konsideruar domosdoshmëri.

Gjithashtu thuhet se BE-ja është e përgatitur të anashkalojë dështimet e qarta në drejtim të demokracisë dhe lirisë së shtypit, ndërsa përfitues nga e gjithë kjo është kryeministri Edi Rama me grupin e tij dhe strukturat mafioze në vend. 

"Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është konsideruar si një domosdoshmëri gjeostrategjike që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Për këtë qëllim, BE-ja është e përgatitur të anashkalojë dështimet e qarta në drejtim të demokracisë dhe lirisë së shtypit. Përfituesit: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, qeveria e tij dhe strukturat mafioze në vend.

Shqipëria: Deri në fillim të viteve 1990, ishte një lloj Koreja e Veriut në Evropë. Vend i izoluar si në lindje ashtu edhe në perëndim. Kryeministri Edi Rama është në qverisje që nga viti 2013. Puna e tij karakterizohet nga politika e brendshme rigoroze nga njëra anë dhe politika e jashtme e orientuar nga perëndimi nga ana tjetër. Ndërkohë që krerët e qeverive të Europës kanë vite që i takojnë Shqipërisë në samite, protesta të dhunshme kundër një regjimi gjithnjë e më autokratik zhvillohen rregullisht në parlament dhe në rrugët e Shqipërisë. Akuzat: nepotizëm dhe një qeveri e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës deri në nivelet më të larta.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është konsideruar si një domosdoshmëri gjeostrategjike që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Vendi ka qenë kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2014. Për t'iu kundërvënë shteteve agresive si Kina dhe Rusia, BE duket se është e gatshme të anashkalojë deficitet në demokraci dhe lirinë e shtypit. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe grupin e tij tani po përfitojnë nga kjo.

Por çfarë lloj vendi është ky që, nga njëra anë, tani po tërheq më shumë se dhjetë milionë vizitorë në vit në plazhet dhe lumenjtë e tij malorë vetëm në vitin 2023, por nga ana tjetër po shpërdoron miliona subvencione edhe para hyrjes në BE? Shqipëria është e vështirë për t'u kuptuar. Në fund, pyetja mbetet: A është Shqipëria gati për Europën? Dhe a është Europa gati të sjellë në BE një vend që karakterizohet nga protesta masive dhe struktura të ngjashme me mafiozët?" thuhet në përshkrimin që televizioni gjerman ka zgjedhur të shoqërojë një klip përmbledhës të dokumentarit.

bashkimi europian shqiperia be dokumentari gjerman

Sondazh

Poll