Aktualitet

Flet gruaja shtatzënë që u dhunua në Librazhd, Gega: Ishin dy persona, njëri prej tyre kishte pistoletë

17 Janar 2020, 08:38 Nga DOSJA
Flet gruaja shtatzënë që u dhunua në Librazhd, Gega: Ishin

Librazhd- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit, ku dy persona dhunuan Jetmira Gega dhe dy fëmijët e saj në banesën e tyre.  Gruaja shtatzënë, Jetmira Gega është shprehur se njëri prej autorëve kishte pistoletë me vete.

“Ishin dy burra të gjatë, njëri prej tyre kishte edhe pistoletë. Isha me fëmijët në banesë.”, është shprehur ajo.

Në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme dy  persona të maskuar kanë hyrë me forcë në banesën e Jetmira Gegës në fshatin Marinaj të Librazhdit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët kanë dhunuar gruan shtatzënë, Jetmira Gegën dhe dy fëmijët që ndodheshin në banesë. Mësohet se autorët i kanë prerë flokët gruas dhe e kanë rrahur atë. Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Librazhdit, ku po merr ndihmë mjekësore. Bashkëshorti i saj nuk ndodhej në banesë në momentin e dhunimit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet familja në librazhd dhunojet jetmira gega dhunohet familja në librazhd dhunojet jetmira gega

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 21:42

TIRANË– Ditët e fundit, tema më e nxehtë në studio televizive është lirimit i të burgosurve që janë cilësuar si tepër të rrezikshëm dhe të dënuar për...

Aktualitet 16 Janar 2020, 20:25

TIRANË– Ergys Kolaveri është 29-vjeçari që la sot qelinë e burgut ku qëndronte prej katër vitesh nën akuzën e kryerjes së një atentati të dësh...