Aktualitet

Marrëveshja për “Zgjedhoren”/ Avokati Gjokutaj flet hapur: Urrejtja e zgjatur kthehet në dashuri, opozita e nisi mirë, p

17 Janar 2020, 07:58 Nga DOSJA
Marrëveshja për “Zgjedhoren”/ Avokati Gjokutaj flet hapur:

Tiranë- “Opozita ka qenë gjithmonë dashnorja më e madhe e pushtetit”. Kështu ka deklaruar avokati Genc Gjokutaj në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora teksa ishte duke folur për marrëveshjen mes opozitës dhe maxhorancës për Reformën Zgjedhore. Ai ka theksuar se opozita e nisi mirë, kur tha se me një kryeministër të inkriminuar nuk mund të futemi në zgjedhje por sipas tij kjo e fundit nga presion nga ndërkombëtarët.

“Duke marrë parasysh traditën tonë, situata është më racionale se kurrë. Në Shqipëri dashnorja më e madhe e pushtetit opozita ka qenë. Sepse urrejtja e zgjatur kthehet në dashuri. E kam unë e ke ti, por ajo është dashuri.  Nuk kemi pse habitemi me këtë qëndrim të opozitës. Cili qe ishte paradoksi? Kjo opozitë duhet të shtrëngonte mazhorancën që të bëhej një kod i ri zgjedhor. Opozita e nisi mirë, kur tha se me një kryeministër të inkriminuar nuk mund të futemi. Por kjo opozitë nga ana tjetër kishte një presion ndërkombëtar. Nga njëra anë opozitës i kërkohet nga brenda që të bëjë opozitë dhe ta ndalojë këtë mazhorancë në kalërimin e saj në pushtet, jo racional, por nga ana tjetër”,  u shpreh ai. 

Disa ditë më parë opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

J.V/Dosja.al  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet genc gjokutaj konsensusi i paleve per zgjedhoren genc gjokutaj konsensusi i paleve per zgjedhoren

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 21:42

TIRANË– Ditët e fundit, tema më e nxehtë në studio televizive është lirimit i të burgosurve që janë cilësuar si tepër të rrezikshëm dhe të dënuar për...

Aktualitet 16 Janar 2020, 20:25

TIRANË– Ergys Kolaveri është 29-vjeçari që la sot qelinë e burgut ku qëndronte prej katër vitesh nën akuzën e kryerjes së një atentati të dësh...