Aktualitet

Zhdukja e mistershme e kapitenit turk në brigjet e Shëngjinit, prokuroria i rikthen jahtin pronarit

17 Janar 2020, 07:51 Nga DOSJA
Zhdukja e mistershme e kapitenit turk në brigjet e Shëngjinit,

LEZHË– Prokuroria shqiptare i kthen pronarit jahtin e mbetur në ujërat shqiptare pas zhdukjes së kapiteni turk Sezgin Yavuz në fund të verës në brigjet e Shëngjinit. Jahti iu rikthye pronarit në dhjetor 2019 pas disa kërkesave të biznesmenit turk. Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Me gjithë disa muaj hetime nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e kapitenit Yavuz. Prokuroria ka dërguar disa letër porosi në disa shtete për çështjen e zhdukjes së 31-vjeçarit. Një javë para se të zhdukej, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.

Jahti luksoz u gjet i braktisur disa muaj më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Mjeti u gjet i braktisur nga peshkatarët, por mbetet ende mister zhdukja e shtetasit turk, Sevgin Yavuz që sipas dëshmisë së pronarit Nemid Akyuz, ai ishte kapiteni. Ajo që shton më tepër misteret është se mjeti lundrues nuk është diktuar nga radarët, ç’ka i bën autoritetet të mendojnë se mund të ketë qenë vetë Yavuz ai që ka fikur pajisjen. Pronari Akyuz ka treguar se për herë të fundit ka folur me kapitenin më datë 6 shtator dhe se i ishte dukur mjaft mirë. Ai mohon pistën e mbytjes pasi shprehet se Yavuz ishte me mjaft eksperiencë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendjet jahti i braktisur ne shengjin sezgin yavuz zhdukja e kapitenit turk gjendjet jahti i braktisur ne shengjin sezgin yavuz zhdukja e kapitenit turk

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 21:42

TIRANË– Ditët e fundit, tema më e nxehtë në studio televizive është lirimit i të burgosurve që janë cilësuar si tepër të rrezikshëm dhe të dënuar për...

Aktualitet 16 Janar 2020, 20:25

TIRANË– Ergys Kolaveri është 29-vjeçari që la sot qelinë e burgut ku qëndronte prej katër vitesh nën akuzën e kryerjes së një atentati të dësh...