Politike

Ismailaj jep shenjat e gishtave, KQZ dërgon dokumentet në prokurori për verifikim

17 Janar 2020, 10:56 Nga DOSJA
Ismailaj jep shenjat e gishtave, KQZ dërgon dokumentet në prokurori

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj ka depozituar sot shenjat e gishtave. Mësohet se kryebashkiaku ka depozituar shenjat e gishtave pas kërkesës së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokuroria përmes sektorit të saj për dekriminalizimin, nisi verifikimin për kryebashkiakun e Mallakastrës, duke kërkuar fillimisht shenjat e tij të gishtave. Ndërkohë, mësohet se edhe KQZ ka depozituar në Prokurori dokumentet që kreu i Bashkinë Mallakastër ka depozituar në momentin e kandidimit të tij nga Partia Socialiste.

Qerim Ismailaj akuzohet nga PD se është dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Kios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje). Sipas tij Ismaliaj nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Pak ditë më parë Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë për të hetuar në lidhje me figurën e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Në një kërkesë drejtuar Prokurorisë, PD shkruan se Qerimaj ka qenë i dënuar në Greqi në vitin 1999-2000. Ismailaj në një deklaratë për mediet ka mohuar akuzat dhe është shprehur i gatshëm të verifikohej nga Prokuroria.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuza e pd per qerim ismailajn ismailaj le shenjat e gishatave qerim ismailaj akuza e pd per qerim ismailajn ismailaj le shenjat e gishatave qerim ismailaj

Sondazh

Poll