Politike

“Shoh që jam e vetmja femër”/ Balluku shfaqet e pakënaqur në konferencë, ndërhyn me shpejtësi Lleshaj: Ju përfaqëso

17 Janar 2020, 09:39 Nga DOSJA
“Shoh që jam e vetmja femër”/ Balluku shfaqet e

TiranëMinistrja e Infraskturkturës Belinda Balluku në  konferencën e Ministrisë së Brendshme ku po bëhën propozime për ndyshimin e Kodit Rrugor, bëri një vërejtje, pasi u shpreh se është e vetmja femër.

‘Shoh që jam e vetmja femër në këtë takim, duhet të respektojmë barazinë gjinore edhe në këtë nivel. Qenkam e vetmja grua në tryezë. Dua të falënderoj kolegun tim për bashkëpunimin që kemi pasur. ’, u shpreh ajo.

Menjëherë reagoi Lleshaj , i cili tha: “Lidhur me atë vërejtjen fillestare, për balancimin e gjinisë…ju përfaqësoni më shumë se një”. 

U zhvillua sot konferenca për sigurinë rrugore. Në të morën pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Lleshaj tha se duhet rishikuar ligji gjobat ndaj shoferëve, të cilit përdorin celularin në mjet. Lleshaj u shpreh se deri në fund të muajit shkurt të kenë një listë të këtyre masave që më pas do t’i paraqiten qeverisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku konferenca për sigurinë rrugore sander lleshaj belinda balluku konferenca për sigurinë rrugore sander lleshaj

Sondazh

Poll