Politike

Lleshaj propozon masa drastike për autoshkollat: U hiqet licensa nëse nxënësit dëshmojnë paaftësi

17 Janar 2020, 10:38 Nga DOSJA
Lleshaj propozon masa drastike për autoshkollat: U hiqet licensa nëse

TIRANE- Ministria e Brendshme propozon ndryshime në Kodin Rrugor, si dhe masa të tjera drastike për të parandaluar aksidentet në rrugë. Një ndër keyo masa është dhe rishikimi i kohës së vlefshmërisë së patentës. Aktualisht një patentë ka vlefshmëri 10 vjeçare. Ministri Lleshaj tha se autoshkollat duhet të jenë të akredituara dhe në rast se nxënësit e tyre konstatohen problematikë në rrugë, duhet t’u ulen pikët deri në heqjen e licensës.

Në shumë raste autoshkollat nuk plotësojnë detyrimet ligjore për të përgatitur drejtues të aftë dhe përgjegjës për të drejtuar makinat. Mendojmë të propozojmë zgjidhje për akreditimin e autoshkollave, të licensuara por edhe të akredituara, përballë një presioni ligjor publik që nëse nxënësit tuaj dëshmojnë paaftëësi edhe shkollat duhet të mbajnë përgjegjësi duke zbritur kreditet deri në një pikë që nxënësit tuaj krijojnë probleme për qytetarët.Nëse nxënësit e saj dëshmojnë paaftësi në drejtimi e mjetit atëherë shkollat përkatëse duhet të mbajnë përgjegjësi deri në momentin që tu hiqet licenca.”, tha Lleshaj.

U zhvillua sot konferenca për sigurinë rrugore. Në të morën pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Lleshaj tha se duhet rishikuar ligji gjobat ndaj shoferëve, të cilit përdorin celularin në mjet. Lleshaj u shpreh  se deri në fund të muajit shkurt të kenë një listë të këtyre masave që më pas do t’i paraqiten qeverisë. Lleshaj propozoi se ka ardhur koha dhe për të implementuar dhe testin e “idiotit” që aplikohet dhe në Gjermani.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konferenca për sigurinë rrugore sander leshaj konferenca për sigurinë rrugore sander leshaj

Sondazh

Poll