Politike

PD nxjerr shifrat: Vëllai i Klement Balilit përfitoi… Rama dhe Dako e përdorin si bankomat

17 Janar 2020, 10:40 Nga DOSJA
PD nxjerr shifrat: Vëllai i Klement Balilit përfitoi… Rama dhe

TIRANË- Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike Ervin Minarolli, në një konferencë për shtyp nga selia e partisë ka akuzuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për korrupsion. Në deklaratën e tij, Minarolli tha se vetëm në një vit OSHEE ka humbur 11.4 milionë euro për shkak të korrupsionit dhe të tenderave të dhënë pa garë. Sipas tij, energjia blihet në çmim më të lartë se tregu dhe përfitimet shkojnë tek ata që ai i ka cilësuar si miqtë e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, demokrati ka listuar edhe kompanitë përfituese.

“Vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro. Nga gropa e korrupsionit të OSHEE-së ka përfituar edhe vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Klement Balili. Në vend që të hetohej sipas ligjit antimafia për pasuritë e tij, Bashkim Balili merr tendera nga qeveria e Edi Ramës,” -tha ndër të tjera sekretari i PD-së.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni. Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. 64 milionë eurot që i mungojnë arkës së Operatorit të Energjisë Elektrike janë para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, duke blerë energji me çmim më të lartë se tregu, apo duke përdorur paratë poblike për të mbushur xhepat e klientëve të vet, në dëm të financave të kompanisë. Vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro. Shumica e tyre dërrmuese janë pa garë, më 1 kompani kliente të qeverisë së Edi Ramës, që zhvasin vazhdimisht paratë e shqiptarëve, duke fituar me ofertën më të lartë. Nuk ka oligark, klient apo shërbëtor politik të Ramës që nuk ka zhvatur para nga tenderat e fryrë të OSHEE-së. Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur. Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al. Nga gropa e korrupsionit të OSHEE-së ka përfituar edhe vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Klement Balili. Në vend që të hetohej sipas ligjit antimafia për pasuritë e tij, Bashkim Balili merr tendera nga qeveria e Edi Ramës. Vetëm në një vit, klientët e kryeministrit të partisë së babëzisë kanë zhvatur nga kompania që ka dalë me humbje, rreth 11.4 milionë euro duke dhënë makina me qera, duke shitur lule, karburant, policë privatë dhe propagandë. Kjo faturë duhet mbajtur mend mirë, kur secili prej jush, të dashur qytetarë, të shohë faturën e shtrenjtë të energjisë dhe të kujtohet se paratë tuaja po i grabisin një grusht njerëzish, që mbajnë pushtetin me vota të vjedhura dhe të blera nga gropa e zezë e korrupsionit dhe e krimit.

Klikoni këtu për të lexuar dokumentin e publikuar nga PD për OSHEE

Bashkim Balili, është vëllai i të ashtuquajturit ‘Escobari i Ballkanit’, Klementit, i cili është dënuar me 10 vite burg pasi akuzohej për “Trafik ndërkombëtar droge”, “Grup të struktura kriminal” dhe “Pastrim parash”. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Balili dhe familjarët e tij po përballen edhe me një tjetër proces, atë të konfiskimit të pasurisë. Prokuroria ka kërkuar që disa pasuri të familjarëve të Kelmend Balilit të kalojnë në favor të shtetit, pasi nuk justifikohen dhe janë produkt i aktivitetit kriminal të 47-vjeçarit. Ndër pasuritë që kërkohet konfiskimi është edhe kompleksi turistik ‘Santa Quaranta’ në bregdetin e Sarandës, 27 mijë metra katrorë tokë dhe 23 apartamente.

Klikoni këtu për të parë të plotë dokumentin e publikuar nga PD, për OSHEE

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin minarolli oshee pd sulmon oshee ervin minarolli oshee pd sulmon oshee

Sondazh

Poll