Politike

Komisioni për Integrimin Europian, Ruçi: Kemi nevojë për bashkëpunim, rajoni ynë s’ka pse të konsiderohet ‘dele e zez

17 Janar 2020, 08:23 Nga DOSJA
Komisioni për Integrimin Europian, Ruçi: Kemi nevojë për

TIRANË- Po zhvillohet konferenca e 16-të e komisioneve parlamentare për integrimin europian. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në fjalën e tij tha se Europa vijon të mbetet vendi i paragjykimeve. Sipas Ruçit, rajoni ynë është europian dhe s’ka pse të konsiderohet si dele e zezë.

“Kjo konferencë do të diskutojë çështje të bashkëpunimit rajonal. Eupropa vijon të mbetet vendi i paragjykimeve. Rajoni ynë është europian, ska pse të konsiderohet si dele e zezë.Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por duhet që Be ta lexojë qartë këtë risk. Sado i padrejtë ky vendim ne nuk jemi dekurajuar por kemi shtuar përgjegjësinë në të gjithë rajonin. Ne jemi të qartë se kemi detyra për të bërë dhe objektiva. BE do ti bashkohemi më shpejtë nëse kemi bashkëpunim rajonal miqësor. Sa më shumë të forcojmë kohezionin rajonal aq më shumë kemi forcim të koherencës me BE.” u shpreh Ruçi.

Më tej Ruçi tha se çështjet e kësaj konference zhvillohen e mbështeten nga Procesi i Berlinit, lidhshmëria, transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave duke theksuar perspektivat e komunikimit mes vendeve, zhvillimin e kapitalit njerëzor etj.

Sipas kreut të Kuvendit, nëpërmjet tyre, vendet tona do të mundësojnë fuqizimin e ekonomive dhe shoqërive të tyre, për të ndërtuar një rajon me zhvillim, mirëqenie, paqe, stabilitet, siguri e qarkullim të lirë të ideve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve e qytetarëve.

Kjo Konferencë do të diskutojë disa çështje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal, të cilat zhvillohen e mbështeten nga Procesi i Berlinit, lidhshmëria, transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave. Këto çështje mund të vlerësohen në disa perspektiva, si: komunikimi midis vendeve tona, mbështetja e rinisë dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Të gjitha këto aspekte janë thelbësore për zhvillimin, bashkëpunimin dhe kohezionin rajonal.Nëpërmjet tyre, vendet tona do të mundësojnë fuqizimin e ekonomive dhe shoqërive të tyre, për të ndërtuar një rajon me zhvillim, mirëqenie, paqe, stabilitet, siguri e qarkullim të lirë të ideve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve e qytetarëve.
Procesi i Berlinit, si një proces që simbolikisht nisi njëqind vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, është një mundësi që u është dhënë vendeve tona, që me mbështetjen e Bashkimit Europian, të afrohen, komunikojnë, mbështesin, plotësojnë, e konkurrojnë njëri-tjetrin. Me qëllim që të ndërtojmë një rajon paqësor, produktiv e konkurrues, që shfrytëzon në mënyrë racionale e të qëndrueshme burimet dhe pasuritë tona dhe i përkthen ato në mirëqenie për qytetarët. Çështjet që do të diskutoni sot nxisin jo vetëm bashkëpunimin rajonal, por edhe bashkëpunimin e rajonit tonë me pjesën tjetër të kontinentit dhe na afrojnë më shumë me familjen europiane. Një afrim që duhet dhe po ndodh natyrshëm, si produkt dhe rezultat i zhvillimit të vendeve tona, i fuqizimit të ekonomive, shëndoshjes së shoqërive, konsolidimit të institucioneve dhe zgjerimit të hapësirave të lirisë”, deklaroi Ruçi.

(a.m.;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci komisioni per integrimin europian gramoz ruci komisioni per integrimin europian

Sondazh

Poll