Politike

“Ka korrupsion me dhënien e patentave”/ Replika mes Ballukut dhe ekspertit Osmani: Ju keni qenë drejtor, s’mund të flis

17 Janar 2020, 10:22 Nga DOSJA
“Ka korrupsion me dhënien e patentave”/ Replika mes Ballukut

TIRANË– Diskutimi për sigurinë rrugore, u shoqërua nga repkikat mes ekspertit Demir Osmani dhe ministres Belinda Balluku. Osmani u shpreh se patentat merren në mënyrë korruptive, dhe kjo duhet të jetë një situatë që duhet të ndryshojë sa më parë, pasi ndikon direkt edhe në numrin e lartë të aksidenteve.

“Ka korrupsion të madh me lejet e drejtimit, patenta merret në mënyrë korruptive, këtë e dinë të gjithë”, u shpreh Osmani, ku nuk mungoi as replika e Ballukut, e cila tha: Ju keni qenë drejtor s’mund të flisni kështu!

Menjëherë pas këtij komenti ka reaguar dhe Bledi Gonxhe, kreu aktual i DPSHTRR, i cili tha se nën drejtimin e tij sistemi i dhënies së patentave ka pësuar ndryshime rrënjësore.

“Nuk e di në emër të kujt flet zoti Osmani, testimet për patentën janë rishikuar. Trashëguam një sistem primitive. Kjo ideja për autoshkollat perfekte, nuk qëndron. Kemi bërë poligonet e para në qytetet kryesore”, u shpreh Gonxhe.

U zhvillua sot konferenca për sigurinë rrugore. Në të morën pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Lleshaj tha se duhet rishikuar ligji gjobat ndaj shoferëve, të cilit përdorin celularin në mjet. Lleshaj u shpreh  se deri në fund të muajit shkurt të kenë një listë të këtyre masave që më pas do t’i paraqiten qeverisë.Lleshaj propozoi se ka ardhur koha dhe për të implementuar dhe testin e “idiotit” që apilkohet dhe në Gjermani.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku demir osmani konferenca për sigurinë rrugore belinda balluku demir osmani konferenca për sigurinë rrugore

Sondazh

Poll