Aktualitet

Maskat futen me forcë brenda banesës në Librazhd/ Dhunojnë dhe i presin flokët gruas shtatzënë, Jetmira Gega: Njëri kish

17 Janar 2020, 07:41 Nga DOSJA
Maskat futen me forcë brenda banesës në Librazhd/ Dhunojnë

Librazhd-Në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë në banesën e Jetmira Gegës në fshatin Marinaj të Librazhdit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët hynë në banesë për të grabitur dhe dhunuan gruan shtatzënë, Jetmira Gegën dhe dy fëmijët e saj.

Mësohet se autorët i kanë prerë flokët gruas dhe e kanë rrahur atë. Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Librazhdit, ku po merr ndihmë mjekësore. Bashkëshorti i saj nuk ndodhej në banesë në momentin ku ndodhi ngjarja.

Vetë e dhunura Jetmira Gega ka treguar se njëri prej autorëve kishte pistoletë. “Ishin dy burra të gjatë, njëri prej tyre kishte edhe pistoletë. Isha me fëmijët në banesë.”, është shprehur ajo. Nuk dihen shumë detaje për këtë ngjarje. Policia po punon për  zbardhjen e plotë të saj. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet familja në librazhd dhunojet jetmira gega dhunohet familja në librazhd dhunojet jetmira gega

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 21:42

TIRANË– Ditët e fundit, tema më e nxehtë në studio televizive është lirimit i të burgosurve që janë cilësuar si tepër të rrezikshëm dhe të dënuar për...

Aktualitet 16 Janar 2020, 20:25

TIRANË– Ergys Kolaveri është 29-vjeçari që la sot qelinë e burgut ku qëndronte prej katër vitesh nën akuzën e kryerjes së një atentati të dësh...