Politike

"Kryeministrin mund ta kundërshtosh me argumente! Nuk të ndërhyn!" Kryetari i bashkisë së Lezhës: Kemi një objektiv, duam ta dalim 4 me 3 për PS-në

Ai thotë se me kryeministrin ka debatuar disa herë, ndërsa thekson që për të kundërshtuar atë duhet të kesh argumente të forta.

12 Prill 2025, 15:41 Nga M.B
"Kryeministrin mund ta kundërshtosh me argumente! Nuk të
Pjerin Ndreu

TIRANA- Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur për raportet që ai ka me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu tha se me Ramën  nuk është e lehtë të punosh, pasi kërkesat që ai ka janë shumë të larta. Ai thotë se me kryeministrin ka debatuar disa herë, ndërsa thekson që për të kundërshtuar atë duhet të kesh argumente të forta. I pyetur për porositë që Rama i ka dhënë për zgjedhjet e 11 majit, Pjerin Ndreu tha se objektivi është që në Lezhë PS të marrë 4 mandate.

Pjesë nga fjala e Pjerin Ndreut në intervistë:

Ka një perceptim të gabuar. Me Edi Ramën nuk është e lehtë të punosh. Kërkesat që ai kërkon janë shumë të larta. Që të kapësh ritmin duhet të mendohesh. Unë këtë punë nuk e bëj për Ramën. Unë në 8 pa 10 jam në zyrë. I përkushtohem punës, jo lokaleve dhe ahengjeve. Për shkak të këtij fokusimi gjërat kanë ndryshuar. Rama ka qejf ta stimulojë tjetrin kur e shikon që ec në drejtimin e duhur.

Unë vetëm kam bërë debat disa herë. Ramën e kundërshton, por duhet argument, jo si të të teket ty. Nëse ai e kupton që argumenti është real duhet t’ja thuash troç atë që ke. Një ditë ka kuptuar që ato që ja kam thënë nuk kanë pasur doza negative. Në këtë moment je në rregull me Ramën.

Edi Rama nuk jep receta si ti të sillesh në qark. Ai normalisht që dizenjon shtyllat kryesore, parimet kryesore. Taktikat pastaj përshtaten në terren. Ai ta le komoditetin që ta luash topin në varësi të specifikave. Nuk të ndërhyn. Rama ulet bisedon, nuk ka bisedues me korrekt se Rama. Ne kemi një objektiv, duam ta dalim 4 me 3 për PS dhe nuk besoj të ketë dilema ky rezultat.

pjerin ndreu

Sondazh

Poll