Politike

Rama u sulet partive të reja në vend: Jo bëhet, jo s'bëhet, jo mundet

Sipas tij më 11 maj është një zgjedhje mes Shqipërisë në BE ose Shqipërisë në gropë, duke u shprehur se vota për PS është që “Zonja Shqipëri” të jetë në sallonin e madh të Bashkimit Europian.

12 Prill 2025, 14:50 Nga E. D
Rama u sulet partive të reja në vend: Jo bëhet, jo
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës së PS, ironizoi edhe partitë e reja të Adriatik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit. Rama i cilësoi ato si parti me emra qesharakë, si: “Jo bëhet, jo s’bëhet, jo mundet, jo s’mundet, jo bashkë, jo veç, e tërrci e vërrci”.

Sipas tij më 11 maj është një zgjedhje mes Shqipërisë në BE ose Shqipërisë në gropë, duke u shprehur se vota për PS është që “Zonja Shqipëri” të jetë në sallonin e madh të Bashkimit Europian.

“Duke filluar nga 11 maji, ku zgjedhja nuk është mes ca partive, por mes Shqipërisë në vitin 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri, me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësit e qilimave fluturues të pazarit, e ca partive që kanë dhe emra qesharakë: “Jo bëhet, jo s’bëhet, jo mundet, jo s’mundet, jo bashkë, jo veç, e tërrci e vërcci”.

Vetëm Shqipëria e vitit 2030 e blindon përfundimisht, pa asnjë mundësi prapakthimi, themelin e barazisë para ligjit që PS pati kurajon ta hedhë, dhe deri kur ne ta fusim “Zonjën Shqipëri” në sallonin e madh kryesor të shtëpisë europiane, vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe ju mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga kënetat, dhe mund të mbyllin negociatat me BE brenda”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll