Politike

Ramës nuk i del e keqja me kryestrategun e Berishës: Latifi nga Amerika ka gjetur një që paguan tërë ato lekë

Gjithashtu Rama u ndal edhe tek zgjedhja e Chris LaCivita nga PD si këshilltar për fushatën, duke u shprehur si kjo i duket si historia e “qullësit” të pallatit” që thërret ndihmë nga i forti i lagjes se po e rrahin. Referuar një postimi të publikuar dje nga LaCivita, ku shkruhej “Kush është miu”, Rama u shpreh se kandidatët për minj janë shumë, duke nisur nga Basha.

12 Prill 2025, 14:40 Nga E. D
Ramës nuk i del e keqja me kryestrategun e Berishës: Latifi nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të hapjes së fushatës nuk la pa ironizuar as opozitën. Rama tha se për opozitën nuk është prioritet anëtarësimi në Bashkim Evropian, por kthimi i Berishës për të tretën herë, pasi dy herët e para nuk e shkatërroi mjaftueshëm Shqipërinë. 

Gjithashtu Rama u ndal edhe tek zgjedhja e Chris LaCivita nga PD si këshilltar për fushatën, duke u shprehur si kjo i duket si historia e “qullësit” të pallatit” që thërret ndihmë nga i forti i lagjes se po e rrahin. Referuar një postimi të publikuar dje nga LaCivita, ku shkruhej “Kush është miu”, Rama u shpreh se kandidatët për minj janë shumë, duke nisur nga Basha. Po ashtu Rama u shpreh se atij bravo i qoftë se gjën një budalla që paguan tërë ato lekë dhe që ja fut asaj që nuk thuhet. 

"Këneta thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk ëhstë prioritet dhe se ai do ndodhë. Por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë pasi dy ehrët e para nuk e shkatërroi mjaftueshëm Shqipërinë. Me kushedi e sa para ka sjellë dhe një Latif nga Amerika, që të kujton atë të fortin e lagjes që qullsin e thërret dhe thotë hajde se po më rrahin. Latifi kishte publikuar një buf dhe një mi dhe kish tëhnë ksuh është miu.

Atij, bravo I qoftë se gjën një budalla që paguan tërë ato lekë dhe që ja fut asaj që nuk thuhet ëshët vërtetë të jkesh lindur me këmishë. Për miun ka shumën kandidatë, deri te ai I shkreti nga Kavaja fituesi I primareve të Tiranës që besoi te bufi dhe ai e kullufiti si të ishte një mi. kjo është historia e kënteës, historia joën është gëj tjetër. Dua të përshendes Zamirën, dekanen e Ekonomikut të Vlorës, si vlonjate që nuk bënte dot rolin e miut erdhi dhe u bashkua em ne duke përfaqësuar Vlorën në skuadrën e 11 majit.

Erdhi me shumë të rinj e të reja të Forumit Rinor të PD të Vlorës të cilët nuk mund të rrinin në rradhë për tu bërë minj. Shembulli I Vlorës është shembulli që Vlora historikisht I jep Shqipërisë. Vlora e ndjen e para erën e historisë dhe prandaj të tjera vajza dhe gra demokrate, edhe djemtë e FRPD erdhën se erdhën me të dashurat, port ë paktën janë treguar djem të mencur. Unë I siguroj që nuk do bëhen kurrë pishman." tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll