Politike

"Këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë"/ Rama: Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se më hyrjen në BE, s’mund të luhet më kukafshehti me qytetarët.

12 Prill 2025, 14:28 Nga I.A
"Këneta opozitare do të jetë tharë deri
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re, ndërsa shtoi se mbase në atë kohë edhe këneta do të jetë tharë. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se më hyrjen në BE, s’mund të luhet më kukafshehti me qytetarët. Sipas tij nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori, shqiptari që në shekuj rraskapitës të jetë ngulur si një aspekt në majë të një shëkmbi për t’i pemtuar gjithçkaje dhe gjithkujt. 

"Nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori që në shekuj rraskapitës të jetë ngulur në majë të një shkëmbi, nuk ka në Ballkan një komb tjetër më të njehsuar, arbërorët ishin populli i vetëm autokton që paraadhësit mund të mbështeteshin pa u zhgënjyer.

Është koha të nisim kuvendimin e madh të maleve e fushave përtej të majtës dhe të djathtës, ta çojmë në sallonin e madh të familjes europiane, takimet me historinë nuk presin dhe nuk shtyhen sipas qejfit, duhet ti shkojmë rrugës së hapur të fatit, nëse duam ti japim fund historisë së një populli padrejtësisht të mbetur si dorë e dytë, tu dhurojmë fëmijëve tanë një vend brenda kufijve të BE, ku të mos ketë asnjë dallim dhe asnjë shans për ta parë shqiptarin nga lart poshtë.

Sot nuk është gjëkundi me atë që ishte kur morëm detyrën. Edhe mbase këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë. Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re, një vend me një tjetër fuqi dhe pozicion, një shtet me liri dhe të drejta që sot nuk i kemi akoma," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll