Politike

"Kush është miu?"/ Rama i përgjigjet LaCivita: Luli i shkretë bashkë me fituesin e Primareve në Kavajë

Referuar një postimi të publikuar dje nga LaCivita, ku shkruhej “Kush është miu”, Rama u shpreh se kandidatët për minj janë shumë, duke nisur nga Basha.

12 Prill 2025, 14:52 Nga I.A
"Kush është miu?"/ Rama i përgjigjet LaCivita: Luli i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur postimit të publikuar ditën e djeshme nga Chris LaCivita si ironi për Ramën. Referuar një postimi të publikuar dje nga LaCivita, ku shkruhej “Kush është miu”, Rama u shpreh se kandidatët për minj janë shumë, duke nisur nga Basha. Po ashtu Rama u shpreh se atij bravo i qoftë se gjën një budalla që paguan tërë ato lekë dhe që ja fut asaj që nuk thuhet. 

"Edhe për të duartrokitur asaj që s’thuhet në atë farë feje është vërtet të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi, kjo s’ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë, që harroi që ishte mi dhe u soll si ari, dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi te bufi si njëri dhe ai e kullufiti si një mi. Kjo është këneta dhe historia e saj," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll