Politike

Rama pyet qytetarët: Ose me ne ose me kënetën madhështore dhe shitësit e qilimave fluturues

Gjatë fjalës së tij Rama tha se vetëm në BE garantohet pathyeshmëria e reformës në drejtësi, duke thënë se nuk mund të lihet në dorë të çdo orvatje e kënetës.

12 Prill 2025, 14:33 Nga I.A
Rama pyet qytetarët: Ose me ne ose me kënetën madhështore
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, tha se 11 maji është pikë ndarëse mes dy rrugëve, ose me PS ose me kënetën madhështore dhe shitësit e qilimave fluturues. 

Gjatë fjalës së tij Rama tha se vetëm në BE garantohet pathyeshmëria e reformës në drejtësi, duke thënë se nuk mund të lihet në dorë të çdo orvatje e kënetës. Kryeministri gjithashtu theksoi se negociatat me BE mund të mbyllen brenda dy viteve. 

 

“Barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lë në dorë të qeverive, por duhet ta marrë vetë në dorë. Duhet ta mbrojë, duke nisur nga 11 maji. Zgjedhja nuk është mes sa partive, por mes Shqipërisë 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri. Me ne, ose me kënetën madhështore dhe me shitësit e qilimave fluturues të pazarit të moçaleve të vegjël rreth saj, që kanë edhe lloj emrash, jo bëhet jo s’bëhet, jo bashkë jo veç.

Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon përfundimisht pa asnjë mundësi prapakthimi themelin e barazisë para ligjit që PS pati kuarjon ta hedhë dhe deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh, kryesor të BE, vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe ju mund të mbrojë drejtësinë e re nga çdo orvatje e kënetës. Mund të mbyllim negociatat me BE brenda 2 vitesh”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll