Politike

Rama në fushatën elektorale: Braktisini profetët e rremë me barna popullore për hallet tuaja

Në mesazhin e tij, Kryeministri i ka drejtuar një apel shqiptarëve që të braktisin profetët e rremë, sikundër ai cilësoi ata që predikojnë madhështira qesharake.

12 Prill 2025, 15:05 Nga I.A
Rama në fushatën elektorale: Braktisini profetët e rremë me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një thirrje drejtuar shqiptarëve që të besojnë për Shqipërinë në BE. Gjithashtu në mesazhin e tij, Kryeministri i ka drejtuar një apel shqiptarëve që të braktisin profetët e rremë, sikundër ai cilësoi ata që predikojnë madhështira qesharake.

“Do të meritojnë më në fund, dhe nuk e kanë merituar shumë e kanë marrë peng këtë vend dhe e kanë kthyer me sytë nga Azia, do të meritojnë ngaëzillimin e tyre që më bukur se kurdo tjetër shprehet me fjalët e pavdekshme të Gjergj Fishtës, si erdh turrej mendja e shqiptarit për të gëzuar lirinë jetike, trashëgim lanë atij prej të parit e sa u ba gjaku dhe sa rrena e tradhëtia, derisa dul Shqipëria më veti, s’i premtue kish perëndia.

Më pas vjen fjalia rrënqethëse, të falesh Shqipëri, ti shpirtim tem dashuri. Besojini kësaj profecie shqiptare me bindjen, besojini këtij momenti ndryshe se është ndryshe jo për ne dhe as për ju, por për Shqipërinë tonë të përbashkët dhe bashkoni me shumicën tonë. Besojini Shqipërisë në BE. Braktisini profetët e rremë, qeniet qesharake që predikojnë madhështira qesharake apo ofrojnë barna popullore për hallet tuaja, të cilat duhet t’i zgjidhim vetëm së bashku për të qenë të lartësuar në historinë e Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë. Sot është koha për këtë besim të lartë, besim shumë i lartë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll