Politike

Fushata elektorale/ Rama: Nuk ka në Ballkan një popull si shqiptari me ndjenjën përkatësisë ndaj Evropës

Rama theksoi gjithashtu se nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori, shqiptari që në shekuj rraskapitës të jetë ngulur si një aspekt në majë të një shëkmbi për t’i pemtuar gjithçkaje dhe gjithkujt. 

12 Prill 2025, 14:19 Nga E. D
Fushata elektorale/ Rama: Nuk ka në Ballkan një popull si shqiptari me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij gjatë fushatës, tha se nuk ka popull më të njësuar sesa shqiptarët që e duan përkatësinë evropiane. Rama theksoi se nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori, shqiptari që në shekuj rraskapitës të jetë ngulur si një aspekt në majë të një shëkmbi për t’i premtuar gjithçkaje dhe gjithkujt. 

Rama u shpreh gjithashtu se fati i shqiptarëve tani është të japin shtysën e fundit për të vendosur Shqipërinë një herë e mirë në “këndin e ndërtesës evropiane”, ku ata do të ngjisin flamurin e Bashkimit Evropian, duke u bërë pjesë e kësaj “ndërtesë” të madhe që është Bashkimi Evropian. Në përfundim, kryeministri shprehu bindjen se Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të këtij ëndrre dhe se bashkë me shqiptarët, ai dhe qeveria do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur këtë qëllim historik.

“Duke i shpallur Evropës se ata ishin pema e lashtë e kopshtit të saj dhe filizimi i njomë mes kombeve të saj të plakura. Nuk kam ardhur këto sot që tju marr për dore për t’ju zhytur nëpër legjenda për t’i shkuar pas, së bashku me ju, në një marshim të fundit drej tokës të premtuar të Evropës profetit tonë kombëtar për t’u bërë një me fatin evropian që ai atje mbi kalë na e përcaktoi si tonin, që më pas rilindasit tanë, heronjtë e pavarësisë dhe luftërave të mendimit patriotik shqiptar na e konfirmuan si amanet përmes një Odiseje të pafundshme peripecish, kaplimi malesh e detërash dhe sot na ka zgjedhur ne fati për t’i dhënë shtysën e fundit gurit të pavarësisë të lirisë dhe barazisë para ligjit duke mos e lënë si guri i Sizifit, por duke e vendosur njëherë e mirë në këndin e ndërtesës evropiane.

Aty ku së bashku do të ngjisim edhe flamurin më të bukur në botë. Po ta mendosh nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori, shqiptari që në shekuj rraskapitës të jetë ngulur si një aspekt në majë të një shëkmbi për t’i pemtuar gjithçkaje dhe gjithkujt, shpesh kundër çdo parashikimi, prandaj nuk ka në Ballkan një komb tjetër më të njesuar me ndjenjën e përkatësisë ndaj Evropës, që siç e shkruan rilindasit, dielli lind andej nga perëndon, sesa ky komb e ky popull”, u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll