Politike

Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn sërish seancën, shkak mungesa e avokatit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për privatizim të kompleksit "Partizani" bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

11 Prill 2025, 10:04 Nga E. D
Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn sërish seancën, shkak
Sali Berisha

TIRANË- GJKKO ka shtyrë sërish seancën për dosjen “Partizani” dhe shkak është bërë mungesa e avokatit të Xhimi Begesë. Bëhet e ditur se seanca u shty për në datën 15 prill, ora 14:00.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për privatizim të kompleksit "Partizani" bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Kreu i PD-së, u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

sali berisha

Sondazh

Poll