Politike

Rivale në politikë, por dashuria për Tiranën i bën bashkë! Julinda Dhame poston foton me Julia Ilirjanin e PD-së

Një shembull i kësaj miqësie është kjo mes aktores Julia Ilirjani dhe Julinda Dhamës, tashmë të dyja kandidate për deputete në Tiranë njëra me Partinë Demokratike dhe tjetra me Partinë Socialiste.

10 Prill 2025, 21:56 Nga E. D
Rivale në politikë, por dashuria për Tiranën i bën
Julia Ilirjani dhe Julinda Dhamës

TIRANË- Fushata elektorale shpesh sjell ndarje, polemika dhe tensione, por në disa raste, mund të nxjerrë në pah një anë tjetër, atë të lidhjeve që qëndrojnë përtej partive dhe bindjeve politike. Një shembull i kësaj miqësie është kjo mes aktores Julia Ilirjani dhe Julinda Dhamës, tashmë të dyja kandidate për deputete në Tiranë njëra me Partinë Demokratike dhe tjetra me Partinë Socialiste.

Edhe pse zgjedhjet janë shumë pranë Julinda dhe Julia kanë gjetur kohë për njëra-tjetrën. Julinda ka ndarë në rrjetet sociale një foto me mikeshën e saj të vjetër, duke theksuar se ajo që i bashkon është dashuria për Tiranën pavarësisht bindjeve të ndryshme politike.

"Edhe kur s’jemi në të njëjtën anë të spektrit politik, me Julia Ilirjanin s’na ndan dot kush nga dëshira për një Tiranë më të mirë. Ajo me idetë e saj, unë me kokëfortësinë time  por që të dyja me dashni për qytetin tonë," shkruan Julinda Dhame.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julinda Dhame (@julinda.dhame)

julia ilirjani dhe julinda dhamës

Sondazh

Poll