Politike

"Mund të kemi një Evropë më të integruar dhe paqësore", deputeti britanik: Serbia duhet të prajtohet me atë çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë!

Sipas tij Serbia mund të lëvizë para vetëm nëse pajtohet me të kaluarën dhe tregohet e sinqertë me çfarë ka ndodhur në këto dy vende dhe në gjithë Ballkanin.

11 Prill 2025, 08:15 Nga N.F

 

"Mund të kemi një Evropë më të integruar dhe
Alex Sobel

 

KOSOVË- Deputeti britanik i Partisë Laburiste, Alex Sobel së fundmi është shprehur se Serbia duhet ta pranojë atë që ka ndodhur në Kosovë dhe në Bosnjë Hercegovinë gjatë viteve 90'. Sipas tij Serbia mund të lëvizë para vetëm nëse pajtohet me të kaluarën dhe tregohet e sinqertë me çfarë ka ndodhur në këto dy vende dhe në gjithë Ballkanin.

Sobel ka shtuar se pas kësaj mund të kemi edhe një Evropë më të integruar paqësore. Ai theksoi se duke qenëse Serbia nuk pajtohet me të kaluarën po jeton ende të njëjtën të kaluar vetëm pak më ndryshe. 

“Mësimi nga vende të tjera është që nëse përballesh me të kaluarën mund të ecësh para dhe të zhvillohesh si shtet në kulturë dhe ekonomi. Serbia nuk është pajtuar me të kaluarën dhe ende po jeton të njëjtën të kaluar vetëm pak më ndryshe. Nëse mund të pajtohen me të kaluarën dhe të jenë të sinqertë me çfarë ndodhi jo vetëm në Kosovë dhe Bosnjë por në të gjithë Ballkanin. edhe brenda Serbisë se po i shohim protestat atje, atëherë Serbia mund të lëvizë para. Atëherë mund të kemi një Evropë më të integruar paqësore”, ka thënë ai.

alex sobel

Sondazh

Poll