10 Prill 2025, 22:27
Nga E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, një ditë para hapjes së fushatës elektorale të PD, priti në një takim ambasadorin e Asamblesë parlamentare të OSCE, Andreas Nothele dhe dy përfaqësues të tjerë të kësaj zyre në Tiranë. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimin e fushatës elektorale dhe sfidat që mund të ndikojnë në vlerësimin e qytetarëve.
Kryetari i PD, Sali Berisha, ofroi një analizë të detajuar të situatës politike në vend, duke theksuar se korrupsioni endemik e kapilar dhe bandat kriminale, të fuqizuara nga një bashkëpunim simbiotik me Edi Ramën dhe qeverinë, kanë dëmtuar shpresën e shqiptarëve. Ai theksoi se gjendja e krijuar këto vite po i detyron qytetarët të largohen nga vendi, duke krijuar një krizë sociale, më e madhja e periudhës pas komunizmit.
Berisha gjithashtu diskutoi se si sistemi i drejtësisë po përdoret politikisht nga qeveria, duke përfshirë rastet e arrestimit dhe ndjekjes penale të tre drejtuesve kryesorë të saj, si dhe situatat kur deputetë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike janë ndjekur penalisht pa prova dhe fakte ligjore.
Ndërkohë përfaqësuesit e OSBE-së shprehën interes për të kuptuar nëse këto akuzat ishin të dokumentuara publikisht. Gjithashtu u sqarua se të gjitha informacionet janë të aksesueshme, përfshirë transkriptimet e Sky/EncroChat nga autoritetet ligjzbatuese belge dhe franceze.
Ata gjithashtu kërkuan të dinin nëse qeveria po përdor burimet administrative për fushatë. Berisha paraqiti shembuj se si administrata dhe fondet publike po perdoren për interesa elektorale, në kundërshtim me këto rekomandimet e ODhIR duke numëruar së paku 80 raste të dokumentuara që rriten çdo ditë. Përfaqësuesja e OSBE-së kërkoi të kuptonte perceptimin dhe pritshmëritë e opozitës përsa i përket votimit të lirë nga ana e qytetarëve.
Berisha e informoi atë mbi kushtet e vështira me të cilat përballet opozita si dhe me ofertën nga ana e saj dhe koalicionit ASHM të një alternative reale, duke prezantuar një program politik ekonomik që adreson problemet e shqiptarëve. Në takim morën pjesë kryetari i PR, Deputetët Fatmir Mediu dhe Helidon Bushati, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE dhe Enri Çeno Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD. Biseda ishte e hapur.
zgjedhjet e 11 majit osbe sali
berisha 3 1 467x350
berisha 1 10 525x350
Politike
10 Prill 2025, 21:56
E. D
Julia Ilirjani dhe Julinda Dhamës
TIRANË- Fushata elektorale shpesh sjell ndarje, polemika dhe tensione, por në disa raste, mund të nxj...
Politike
10 Prill 2025, 21:59
A.Ll
foto ilustruese
BEOGRAD – Protestat e studentëve në Serbi kanë shkaktuar një reagim të fortë nga presidenti Aleksandar ...
Politike
10 Prill 2025, 21:13
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Kandidatja në listë të hapur e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, duke folur për zgjedhjet...
Politike
10 Prill 2025, 19:33
M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takimin me të rinj të reja dhe qytetarët në Durrës. Ram...
Politike
10 Prill 2025, 19:24
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e qytetit të Durrësit u shpreh se PS synon 1 mili...
Politike
10 Prill 2025, 19:09
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në qytetit e Durrësit, foli për integrimin e Shiq...
Politike
10 Prill 2025, 18:58
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takimin me të rinj të reja dhe qytetarët në Durrës. Rama tha...
Politike
10 Prill 2025, 18:21
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të sektorit të turizmit në Durrës zbuloi p...
Politike
10 Prill 2025, 18:17
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka reaguar sërish ashpër...
Politike
10 Prill 2025, 18:09
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të sektorit të turizmit në Durrës u shpreh se s...