Politike

Nis zbatimi nga muaji qershor 2025, Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes për pensionet me Italinë

Manjani u prit në një takim  të posaçëm me ministren italiane të Punës dhe Politikave Sociale, Marina Calderone.

11 Prill 2025, 07:25 Nga N.F
Nis zbatimi nga muaji qershor 2025, Shqipëria firmos në Romë
Firmosja

ROMË- Zëvëndësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani ditën e djeshme ka firmosur në Romë marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes kuadër për pensionet me Italinë. Manjani u prit në një takim  të posaçëm me ministren italiane të Punës dhe Politikave Sociale, Marina Calderone.

Në një postim në "Facebook" MEKI ka njoftuar lajmin e marrëveshjes. Më  tej theksohet se firmosja e kësaj marrveshjeje i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për qytetarët shqiptarë duke filluar nga muaji qershor 2025.

Postimi i plotë:

Firmosëm sot në Romë marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes kuadër për pensionet me Italinë. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministrja e MEKI, znj. Olta Manjani në një takim të posaçëm me Ministren e Punës dhe Politikave Sociale, znj. Marina Calderone. Firmosja e kësaj marrveshjeje i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për qytetarët shqiptarë duke filluar nga muaji qershor 2025.

Nis zbatimi nga muaji qershor 2025, Shqipëria firmos në Romë

meki rome pensionet me italine

Sondazh

Poll