Politike

"10 farmaci elektorale në Tiranë", kandidati i PD-së: Punojnë natën, po u ofrojnë para qytetarëve! Do të faktojmë çdo gjë (VIDEO)

Ai shtoi se kanë marrë qindra mesazhe për këto farmaci të cilat aktivitetin e tyre e kryejnë gjatë natës.

11 Prill 2025, 07:33 Nga N.F
"10 farmaci elektorale në Tiranë", kandidati i PD-së:
Farmacia elektorale

TIRANË- Kandiati i PD-së në listat e mbyllura për qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri mbrëmjen e djeshme, një ditë para çeljes së fushatës zgjedhore të 11 majit ka denoncuar raste të blerjes së votave në farmaci të Tiranës. Sipas tij këto farmaci nuk punojnë pasi janë elektorale dhe janë marrë nga patronazhistët për të blerë vota.

Më tej Xhaferri tha në Tiranë ka 10 farmaci të tilla elektrale dhe se rastet do ti dërgojnë në SPAK. Ai shtoi se kanë marrë qindra mesazhe për këto farmaci të cilat aktivitetin e tyre e kryejnë gjatë natës. Xhaferri për mes ekranit u ka dhënë një mesazh personave duke u thënë se janë të vëzhguar dhe se do të faktohet çdo veoprimtari e tyre.

"Ka 10 si këtu. Nuk punon fare, është marrë nga patronazhistët. Ne jo vetëm në SPAK por edhe natën do dalin ti mësyjmë. Natën punojnë si minj. Kam me qindra mesazhe. Po ua jap si mesazh se janë të vëzhguar dhe do faktohet çdo gjë. I kemi të gjitha në vëzhgim. U ofrojnë para qytetarëve," tha ai.

 

farmaci elektorale ne tirane

Sondazh

Poll