Politike

Vota e diasporës/ Celibashi: Dërgimi i fletës së votimit dhe kthimi i votës, i garantuar 100%

Celibashi tha se nuk do të tregohen "hipokritë" dhe të thonë se do të mund të kontrollojnë çdo gjë kur u pyet për fenomenin e blerjes së votës.

10 Prill 2025, 22:54 Nga M.B
Vota e diasporës/ Celibashi: Dërgimi i fletës së votimit dhe
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi sqaroi sot disa aspekte të votës së mbi 250 mijë votuesve në diasporë, proces që ndodh për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Celibashi u shpreh i sigurtë që dërgimi dhe kthimi i votës së diasporës është 100 për qind i sigurtë. Ai shtoi se nuk garantojnë dot kur vjen fjala për votim familjar. Celibashi tha se nuk do të tregohen "hipokritë" dhe të thonë se do të mund të kontrollojnë çdo gjë kur u pyet për fenomenin e blerjes së votës.

Pjesë nga biseda në studio:

Celibashi: Deri tani gjërat kanë shkuar me parashikimet tona. Ne sot filluam përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor për votuesit jashtë në parkun olimpik në Tiranë dhe të hënën nisim dërgimin jashtë. Italia është vendi me numrin më të madh, Greqia, Gjermani, SHBA etj. E sigurtë është që do t’u mbërrijë të gjithëve zarfi se të gjithë donin një operator që s' kishte lidhje me qeverinë dhe të tjerë dhe është DHL që i ka të gjitha kredenicialet për t’i bërë këto.

Sa do të kthehen nuk di ta them, sepse varet nga vetë votuesit. Janë reëgjistruar rreth 250 mijë, por varet sa do të përgjigjen. Kemi krijuar kushtet ta kthejë mbrapsht pa kosto zarfin, edhe pa dalë nga shtëpia. Dërgimi i fletës së votimit dhe kthimi i votës është i garantuar 100 për qind të këtij komunkimi. Se si do të votojë ai është diskutim tjetër.  Zgjedhja e tij mbërrin siç e ka bërë.

Pyetje: Ka frikë për votim familjar, me para?

Celibashi: Këtë nuk e garantojmë dot. Personalisht mendoj se janë shumë, janë 20 për qind e votuesve jashtë. Numër shumë i madh se në rastet e vendve të tjera është 2-10 për qind.

Pyetje: Në Shqipëri kemi shembuj fantastikë të blerjes së votës? Kush do të garantojë se nuk do të ketë blerje të votave?

Celibashi: Ne nuk jemi hipokritë që të themi se e kontrollojmë gjithçka. Kemi dalë dhe kemi thënë që nuk duhet votuar kundrejt parave. Është një logjistikë që e ke të vështirë për ta inxhinieruar.

Pyetje: Këto kanë këto strukturat paralele edhe në diasporë.

Celibashi: Mbi 60 për qind e tyre janë njerëz që janë regjistuar jo si rrjedhojë e fushatave.

kqz zgjedhjet

Sondazh

Poll