Sport

A e dinit se sekreti i Gareth Bale janë fasulet? E thotë Peter Crouch!

16 Janar 2020, 21:21 Nga DOSJA
A e dinit se sekreti i Gareth Bale janë fasulet? E thotë Peter Crouch!

“Sekreti i Gareth Bale janë fasulet”. Nuk është shaka, por deklaratë e dhënë nga ish-futbollisti Peter Crouch.

Ky i fundit ka qenë shok skuadre me uellsianin kur luanin bashkë te Tottenham. Crouch ishte sulmues qendre dhe Bale fillimisht mbrojtës krahu dhe më pas mesfushor.

Duke folur për “Four Four Two”, Crouch ka befasuar me sekretin që i ka nxjerrë shokut, nëse mund ta konsiderojmë të tillë. “Pas ndeshjes kundër Interit, e pyeta se si ia doli të driblonte një mbrojtës si Maicon dhe të mos lodhej kurrë. Nisa edhe ta ndiqja nga afër dhe kuptova se ai nuk shkonte kurrë në palestër, por konsumonte gjithmonë fasule”.

Crouch ka theksuar se e ka provuar edhe vetë këtë “metodë”, por nuk i ka funksionuar. Duket se disa gjellë janë vetëm për lojtarë të caktuar, sepse po të ishte kështu, i bie që gjysma e shqiptarëve do të bëheshin yje të futbollit botëror.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bale crouch fasule bale crouch fasule

Sondazh

Poll