Politike

Shqipëria në BE në vitin 2030? Kallas: Është realiste nëse bëhen detyrat e shtëpisë

Kallas theksoi se sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm dhe themel për begatinë e një vendi. 

8 Prill 2025, 10:43 Nga I.A
Shqipëria në BE në vitin 2030? Kallas: Është realiste
Kaja Kallas

TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas është pyetur nëse mund të anëtarësohet Shqipëria në BE brenda vitit 2030. Gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Rama, Kallas theksoi se ky synim është realist nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë. Më tej, Kallas theksoi se sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm dhe themel për begatinë e një vendi. 

"2030 a është objektiv? Po është nëse ne te gjithë do ndërmarrim hapat e duhura. Pra, Shqipëria me reformat e saj. Sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm, është themel i begatisë së një vendi. Kjo është edhe në të mirën e Shqipërisë. Është realiste nëse të gjithë bëjmë detyrat e shtëpisë," tha Kallas.

kaja kallas edi rama

Sondazh

Poll