Politike

"Se kush do ndëshkohet më 11 maji do e shohim", Rama-komentuesit: Si mendon ti, 800 mijë njerëz janë të blerë? Nga tifozllëku nuk e sheh realitetin

Ai u përgjigj duke thënë se në zgjedhjet e kaluar mori 800 mijë vota dhe se kësaj herë do të marrë më shumë për shkak edhe të votës së diasporës.

8 Prill 2025, 09:37 Nga N.F
"Se kush do ndëshkohet më 11 maji do e shohim",
Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'sy ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Rama teksa fliste lexoi një koment në të cilin thuhej se do te ndëshkohej në zgjedhjet e 11 majit. Ai u përgjigj duke thënë se në zgjedhjet e kaluar mori 800 mijë vota dhe se kësaj herë do të marrë më shumë për shkak edhe të votës së diasporës.

Rama ngriti pyetjen duke thënë se ndjekësit mendojnë se 800 mijënjerëz janë të blerë dhe nuk janë shqiptarë të ndershëm. Ai tha se 11 maji do tregojë se kush do të ndëshkohet.  

"Ne marrim afro 800 mijë vota këtë herë edhe më shumë për shkak të diasporës. Si mendon ti, 800 mijë njerëz janë të blerë, nuk janë shqiptarë të ndershëm. 800 mijë njerëz nuk janë shqiptarë të ndershëm? Mendon gabim. Se kush do ndëshkohet më 11 maj, erdhi do e shohim. E kam dëgjuar shpesh këtë këngë. Ajo që më vjen keq për individë që skam lidhje me politikën, përveç tifozllëkut, është që për hir të tifozllëkut nuk e shohin realitetin. I duket zi zi nga të katërta anët", tha Rama. 

rama

Sondazh

Poll