Politike

"Unë nuk leh", Rama-komentuesit: Nuk e di për ca bullizmi është fjala! ! Kam mënyrën time për të mos iu lënë kusur kundërshtarëve

Ai theksoi se nuk i thotë kundërshtarit as mafioz as hajdut, por thekson se ka mënyrën e tij për të mos i lënë kusur kundërshtarëve politikë.

8 Prill 2025, 09:46 Nga N.F
"Unë nuk leh", Rama-komentuesit: Nuk e di për ca bullizmi
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy" ka replikuar me komentuesit. Rama lexoi një koment ku shkruhej bullizues teksa replikoi se ai nuk shan kundërshtarët e tij siç bëjnë ata.

Ai theksoi se nuk i thotë kundërshtarit as mafioz as hajdut, por thekson se ka mënyrën e tij për të mos i lënë kusur kundërshtarëve politikë. Rama shtoi se ata që ndihen të bullizuar nga satira, duhet të llogarisin se si duhet të ndihet dikush që vihet në mënyrë të vazhdueshme në shënjestër me të gjitha fjalët më të ndyra të shqipes.

“Nuk e di për ca bullizmi është fjala. Humori është diçka shumë serioze dhe është pjesë e mënyrës së komunikimit, unë nuk shaj, unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel, as hajdut, se këto janë akuza penale dhe janë brutalitete për rrugeçër, nuk janë mënyrë komunikimi në publik. Kam mënyrën time për të mos u lënë kusur kundërshtarëve. Ata që ndihen të bullizuar nga satira, duhet ta llogarisin se si duhet të ndihet dikush që vihet në mënyrë të vazhdueshme në shënjestër me të gjitha fjalët më të ndyra të shqipes dhe me brutalitetet më të mëdha të shqipes. Bëni një llogari dhe shihni si ju del”, tha Rama.

rama

Sondazh

Poll