Politike

Rama batuta me Kaja Kallas: Ne kemi diellin, ju sollët të ftohtin. Kryenegociatorja: Ndoshta ka ardhur nga veriu

Teksa ishte në fund të fjalës së tij, Rama theksoi se ky takim erdhi me një kombinim të çuditshëm mes diellit dhe të ftohtit. 

8 Prill 2025, 10:38 Nga I.A
Rama batuta me Kaja Kallas: Ne kemi diellin, ju sollët të ftohtin.
Kallas dhe Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryenegociatoren e BE-së Kaja Kallas, gjatë konferencës për mediat. Teksa ishte në fund të fjalës së tij, Rama theksoi se ky takim erdhi me një kombinim të çuditshëm mes diellit dhe të ftohtit. Ndërkohë që Kallas, iu kthye Ramës duke i thënë se në Bruksel nuk është ftohtë.  

Rama: Është një vizitë që solli një kombinim pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. Ne kemi vendosur diellin, ti ke sjellë të ftohin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të ketë vetëm diell dhe s’do të ketë më vend për të ftohtin.

Kallas: Brukseli nuk kishte të ftohtë, kështu që mund të ketë ardhur nga Veriu.

edi rama kaja kallas

Sondazh

Poll