Politike

"Kemi prekur çështjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë", Rama: Lufta është kërcënim real

Gjatë fjalës në konferencën me kryenegociatoren Kaja Kallas, Rama theksoi se tashmë dihet që lufta është një kërcënim real në botë dhe se Evropa duhet që të forcohet.

8 Prill 2025, 10:32 Nga I.A
"Kemi prekur çështjen e bashkëpunimit në fushën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në bisedimin e shefen e BE-së, Kaja Kallas, kanë diskutuar dhe për fushën e sigurisë. Gjatë fjalës në konferencën me kryenegociatoren Kaja Kallas, Rama theksoi se tashmë dihet që lufta është një kërcënim real në botë dhe se Evropa duhet që të forcohet. Rama shtoi se partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen është hap i rëndësishëm. 

“Kemi prekur edhe çështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë. Siguria është temë gjithnjë e më qendrore në politikën e BE. Dua ta përsëris që në një anketë të fundit në vendet e BE, për popullaritetin e BE, qrezulton se pikërisht, që nga 1983, mbështetja e BE nga opujt që e përbëjnë, është më e larta ndonjëherë. Popujt e Evropës, sot më shumë, e ndjejnë që lufta nuk është film bardh e zi i së shkuarës, por është një kërcënim real që Evropa duhet të forcohet. Pjesë e këtij angazhimni është edhe Shqipëria, në përmasën e vet. Dua të theksoj se partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen, është hap që pasohet nga të tjera hapa, dhe dialogu do të jetë kosntante e vazhdueshme”, tha Rama.

kaja kallas edi rama

Sondazh

Poll