Politike

"Mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem" Rama: Kemi të domosdoshëm unitetin e gjithë rajonit

Gjatë fjalës në konferencën me kryenegociatoren Kaja Kallas, Rama tha se mes Shqipërisë dhe BE-së nuk ka asnjë çështje të hapur dhe ka një linjëzim të plotë.

8 Prill 2025, 10:30 Nga I.A
"Mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem" Rama: Kemi të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se është e domosdoshme që i gjithë rajoni i Ballkanit të jetë në unitet. Gjatë fjalës në konferencën me kryenegociatoren Kaja Kallas, Rama tha se mes Shqipërisë dhe BE-së nuk ka asnjë çështje të hapur dhe ka një linjëzim të plotë. Por më tej, Rama shtoi se të gjitha vendet kanë synim anëtarësimin në BE. 

"Kënaqësi e posaçme që të kemi sot në Tiranë në këtë vizitë të parë në vendin tonë përfaqësuesen e lartë të Komisionit Europian. Mirëseerdhe në Shqipëri, më vjen mirë që më në fund e mbajte fjalën. Kemi patur një takim si gjithmonë shumë pozitiv. Mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur, kemi një linjëzim të plotë për të gjitha aspektet gjë që shprehet edhe në politikën e jashtme të Shqipërisë. Kemi folur për sfidën e madhe drejt anëtarësimit në BE, për kalendarin shumë ambicioz, ashtu sikundër folëm për rajonin dhe problematikat në rajon. Kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Të gjithë vendet kanë synim të shpallur anëtarësimin në BE. Është një pikë referemi e dobishme për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që duhet të ndjekim, që gjithë ky rajon të bëhet pjesë e bashkuar të familjes europiane," tha Rama. 

 

edi rama kaja kallas

Sondazh

Poll