Politike

VIDEO/ Shefja e diplomacisë së BE, Kaja Kallas zhvillon takim me Ramën në Kryeministri

Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

8 Prill 2025, 10:11 Nga r.ll
VIDEO/ Shefja e diplomacisë së BE, Kaja Kallas zhvillon takim me
takimi

TIRANË- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama. Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Pas këtij takimi, në sallën COD në kryeministri, pritet të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. Firmosja e marrëveshjes do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 10:25.

 

kaja kallas edi rama

Sondazh

Poll