Politike

Po nuk fitove zgjedhjet ngelesh pa punë/ Rama: Kam plot gjera të tjera që dua të bëj! Unë kam mision se nuk do humbisja asnjë sekondë me dikë si ti që shan

Rama u shpreh se vetëm kur të çojë flamurin shqiptar në oborrin e BE, atëherë mbaron misioni i tij. Sa i përket humbjes së zgjedhjeve Rama theksoi se nuk ngel pa punë pasi sipas tij ka plot gjëra të tjera që do të bëjë.

8 Prill 2025, 09:15 Nga N.F
Po nuk fitove zgjedhjet ngelesh pa punë/ Rama: Kam plot gjera të tjera
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi teksa po zhvillonte episodin e radhës në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”. Rama pikasi një koment nga një komentues i cili shkruan se nesë ai nuk fiton zgjedhjet do të ngelet pa punë. Ai deklaroi se ajo që po bën nuk është punë, por mision për ta çuar Shqipërinë në BE.

Rama u shpreh se vetëm kur të çojë flamurin shqiptar në oborrin e BE, atëherë mbaron misioni i tij. Sa i përket humbjes së zgjedhjeve Rama theksoi se nuk ngel pa punë pasi sipas tij ka plot gjëra të tjera që do të bëjë. Ai më tej theksoi se po të mos e kishte mision punën nuk do humbiste asnjë sekondë për të komunikuar me dikë si ti që shan.

"Pasaporta evropiane nuk është mashtrim, por rezultat i anëtarësimit në BE. Me punë të ndershme nuk punon dot në Evropë sepse duhet të kesh letra, që të kesh letra duhet të jesh i pranuar si i tillë në Evropë dhe Botë.

Sa i përket zanatin tim që ngel pa punë po nuk fitove zgjedhjet. Unë e vetmja gjë që kam shumë të sigurt është që kam plot gjëra të tjera që dua të bëj. Dua të bëj jo vetëm këtë që bëj, por këtë që bëj e bëj sepse për mua është mision dhe jo punë.

Po të mos ishte mision nuk do humbisja asnjë sekondë për të komunikuar me dikë si ti që shan. Por të respektoj edhe ty sepse je një nga forcat, një nga qelizat e gjalla të këtij vendi. Une e kam për detyrë të komunikoj edhe me ty, të pranoj edhe sharjet e tua. Nuk është punë kjo, unë jam në këtë mision për të bërë atë që kam thënë, për të çuar flamurin në oborrin e BE, aty mbaron mision im," tha ai.

rama

Sondazh

Poll