Sport

100 mln euro me një lojtar dhe një pasues pa zhurmë, ky është i madhi Igli Tare

15 Janar 2020, 20:59 Nga DOSJA
100 mln euro me një lojtar dhe një pasues pa zhurmë, ky

Igli Tare nuk ka luajtur vetëm për të luajtur futboll, por edhe për ta kthyer atë në art që sjell shumë para. Drejtori sportiv i Lazios në verë do të mbyllë shitjen e yllit Milinkovic-Savic, i cili vlerësohet rreth 100 mln euro.

Tare po nxiton për të gjetur pasuesin e tij. Sipas mediave, ky lojtar X gjendet në La Liga dhe bëhet fjalë për mesfushorin e Eibarit, Gonzalo Escalante.

Ai do të firmosë për 4 vjet me Lazion dhe do të nisë aventurën e re në Romë në qershor. 26-vjeçari luan kudo në mesfushë. Argjentinasi duket një goditje e zgjuar e Tares, i cili është mjeshtër për të punur në qetësi, pa shumë bujë dhe vetëm me efikasitet.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport lazio merkato tare lazio merkato tare

Sondazh

Poll