Politike

Mbledhja e Këshillit/ Oerd Bylykbashi: Ndryshimet me konsensus, ja prioritetet e opozitës për Reformën Zgjedhore(VD)

16 Janar 2020, 17:01 Nga DOSJA
Mbledhja e Këshillit/ Oerd Bylykbashi: Ndryshimet me konsensus, ja

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për mediat pas takimit të Këshillit Politik. Në deklaratën e tij u shpreh se është konstituar Këshilli Politik dhe janë mandatuar  anëtarët që të bëjnë ndryshime me konsensus.

Bylykbashi tha se shit- blerja e votës, presioni mbi zgjedhësit, keqpërdorimi i Policisë apo manipulimi i listave janë disa nga çështjet që opozita i ka me prioritet bazuar dhe në rekomandimet e OSBE.

Sapo u konstituua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisit për fillimin e refomës zgjedhore, dokument i cili përcakton procedurën në çfarë mënyre do të ecë kjo reformë zgjedhore, e cila duhet të mbyllet brenda 15 marsit. Ky Këshill autorizon përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qendrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakortësuar në dokumentin e kompromisit dhe ajo që ne bëmë të ditur, qendrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që pëpruthet 100% me prioritetet që përcakton OSBE/ODIHR: lufta kundër shitblerjes së votës, presioni mbi zgjedhësit, presioni mbi zgjedhësit, që janë punonjës të administratës, abuzimi me burimet shtetërore, manipulimi i listave, keqpërdorimi i policisë së shtetit, cënimi i sekretit të votës dhe  cënimi i lirisë së votës. Këto janë ato çështje që reforma do t’i trajtojë me prioritet dhe, sigurisht të trajtojë të gjitha çështjet e tjera pa asnjë përjashtim, duke patur parasysh arritjen e rekomandimeve dhe standardeve të OSBE/ODIHR-it. Ky dokument do t’ju bëhet publik dhe besoj që nga ky moment detyra e përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve është të ecin shpejt me hartimin e reformës brenda një periudhe sa më të shkurtër, brenda 15 marsit.

Këshilli Politik që do jetë përgjegjës për krijimin e draftit konsesual të Reformës Zgjedhore. Sot pasdite Këshilli ka patur mbledhjen e parë, ku diskutimet kanë qenë të pakta, pasi është bërë vetëm konsituimi i anëtarëve tij, ndërsa në mbledhjet e tjera do të diskutohet për hapat që do të ndiqen dhe përgatitjen e draftit për Reformën Zgjedhore.

(A.B. A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konsensusi i paleve per zgjedhoren mblidhet keshilli politik oerd bylykbashi tryeza per reformen zgjedhore konsensusi i paleve per zgjedhoren mblidhet keshilli politik oerd bylykbashi tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll