Politike

Takimi me opozitën, Komisioneri i BE: Bisedë konstruktive, mirëpres marrëveshjen për Zgjedhoren

16 Janar 2020, 16:38 Nga DOSJA
Takimi me opozitën, Komisioneri i BE: Bisedë konstruktive,

TIRANË- Komisionieri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas takimit me Lulzim Bashën dhe aleatët e tij. Në një postim në mediat sociale, komisioneri shkruan se kanë zhvilluar një bisedë konstruktive. Më tej ai shton se mirëpret marrëveshjen për Reformën Zgjedhore mes palëve politike në vend.

“Diskutime konstruktive me përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare në Shqipëri sot. Unë mirëpres marrëveshjen për rrugën përpara për reformën zgjedhore”, shkruan Varhelyi.

Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ishte sot në Tiranë. Ai është takuar me Ramën, Metën, Ruçin, Bashën e krerët e tjerë të opozitës. Gjatë konferencës me Bashën ai u shpreh se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Sipas tij, bisedimet po shkojnë mirë edhe me vendet skeptike si Franca dhe Holanda. Rama e informoi për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj KÇK-së.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike olivér várhelyi takimi i opozitës me varhelyi olivér várhelyi takimi i opozitës me varhelyi

Sondazh

Poll