Politike

Padia e Ramës për Haradinaj, Boiken Abazi: Pse nuk bën të njëjtën gjë dhe me Vuçiçin për shpifjet e tij për Reçakun?

16 Janar 2020, 16:23 Nga DOSJA
Padia e Ramës për Haradinaj, Boiken Abazi: Pse nuk bën të

TIRANË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka reaguar në lidhje me padinë që Edi Rama ka bërë kundër Ramush Haradinajt. Në një reagim në Facebook, Abazi shkruan se Rama tashmë duhet të dorëzojë një padi dhe në Gjykatën e Beogradit, për të dënuar për shpifje Aleksandër Vuçiçin, i cili ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim.

Më tej ai shton se asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka marrë kurrë guximin që të propozojë një nisme ligjore për të dënuar zyrtarisht gjenocidin e Serbisë.

Le ta marrim, për hir të argumentit, të mirëqenë se KM Rama është në të drejtën e tij të dorëzojë padi në Prishtinë ndaj KM në largim Haradinaj për shpifje. Meqenëse për ato që mendon se janë shpifje KM Rama ka zgjedhur si mjet padinë, atëherë pse nuk dorëzoi edhe në gjykatën e Beogradit një padi për shpifjen kriminale dhe publike të Vuçiçit kur ky i fundit mohoi para pak javësh masakrën e Reçakut? Dje, më 15 janar, ishte 21 vjetori i masakrës së Reçakut, dhe njeherësh edhe dita e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Sakaq, jo vetëm në Beograd nuk kanë dorëzuar padi, por as në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, asnjë parti, asnjë grup deputetësh, nuk është kujtuar kurrë të ndërrmarrë së paku një nismë legjislative për ta njohur e dënuar zyrtarisht gjenocidin e Serbisë”, shkruan Abazi në Facebook.

Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike boiken abazi edi rama masakra e recakut rama padit haradinajn ramush haradinaj boiken abazi edi rama masakra e recakut rama padit haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll