Politike

Këshilli Politik, Rudina Hajdari kërkon lista të hapura: Në fund kam mundësi vetoje (VD)

16 Janar 2020, 16:54 Nga DOSJA
Këshilli Politik, Rudina Hajdari kërkon lista të hapura: Në

TIRANË– Kryetarja e Grupit Demokrat, njëherësh dhe bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, pas përfundimit të mbledhjes së Këshilit Politik u shpreh se ndryshimi i sistemit nuk është në fokus të tryezës së bisedimeve për Reformën Zgjedhore, po as nuk është përjashtuar.

Gjatë një prononcim për mediat, Hajdari tha se listat e hapura do çlironte energji pozitive për zgjedhjet e ardhshme. Teksa foli për reformën zgjedhore, deputetja Hadari u shpreh se tryeza synon që produkti final të jetë i dakordësuar nga të gjithë.

U diskutua fakti që roli jonë kyç në këtë tryezë tregon se ne do vazhdojmë të japim kontributin tonë dhe komisioni do vazhdojë e do ketë rolin e saj lidhur me rolin që çdo përfaqësues ka në atë komision. Si bashkëkryetar ne kemi një fuqi prevaluese, mundësinë e vetos në produktin final, që do kalohet në parlament. Për ne është e rëndësishme që produkti final duhet të jetë një produkt që të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të përfshijë sa më shumë aktorë politikë. Për ne është e rëndësishme që të arrijmë një konsensus dhe me sa shoh edhe palët tjera kanë filluar të flasin për ndryshim të sistemit, pra nuk është përjashtuar nga tavolina, por po gjithëpranohet nga palët e tjera. Është një gjë për t’u parë.

Ne duhet të kemi një produkt që të jetë dakordësuar nga të gjitha palët. Është një marrëveshje që duhet të ndodhë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore, duke iu dhënë shans shqiptarëve të kenë lista të hapura, që ata të votojnë ata që duan, dhe për t’u hequr pak pushtetin krerëve të partive. Mendoj që hapja e listave do të ishte një gjë shumë pozitive. Takimi ishte i suksesshëm, përfshirja e të gjitha palëve ishte gjë e mirë. Ju garantoj që tani e tutje do vazhdojmë të takohemi, mbase edhe përditë, pasi duhet bërë një punë shumë intensive”, u shpreh Hajdari për mediat. 

Këshilli Politik që do jetë përgjegjës për krijimin e draftit konsesual të Reformës Zgjedhore. Sot pasdite Këshilli ka patur mbledhjen e parë, ku diskutimet kanë qenë të pakta, pasi është bërë vetëm konsituimi i anëtarëve tij, ndërsa në mbledhjet e tjera do të diskutohet për hapat që do të ndiqen dhe përgatitjen e draftit për Reformën Zgjedhore.

(A.M. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konsensusi per reformen zgjedhore mblidhet keshilli politik rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore konsensusi per reformen zgjedhore mblidhet keshilli politik rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll