Aktualitet

Palmer takohet me Yuri Kim:Përkushtimi ndërpartiak,lajm pozitiv për Reformën Zgjedhore

16 Janar 2020, 15:31 Nga DOSJA
Palmer takohet me Yuri Kim:Përkushtimi ndërpartiak,lajm pozitiv

SHBA- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer është takaur me ambasadoren e ardhshme në Shqipëri Yuri Kim. Në një postim në Facebook, Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë publik këtë takim ku shkruan se është diskutuar në lidhje me dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria.

Po ashtu një temë tjetër që është diskutuar ka qenë dhe ulja në një tryezë e partive politike në Shqipëri dhe nisja e dialogut që do finalizohet me miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Mattheë Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, shkruan ambasada e SHBA.

Një ditë më parë Minsitri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj njoftoi për dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë dhe u shpreh se ata ishin të lidhur me Kasem Soulejmanin, gjeneralin e vrarë nga SHBA në Irak. Nga ana tjetër PS-PD-LSI dhe opozita parlamentare u ulën në një tryezë ku nënshkruan një dokument që do finalizohet me miratimin me konsensus të Reformës Zgjedhore. Marrëveshja është përshëndetur nga ndërkombëtarët, ndërkohë në Shqipëri vijojnë ende akuzat mes palëve.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debohen diplomatet iraniane konsensusi i paleve per zgjedhoren matthew palmer yuri kim debohen diplomatet iraniane konsensusi i paleve per zgjedhoren matthew palmer yuri kim

Sondazh

Poll