Aktualitet

Rita Ora mban premtimin, 6 anëtarët e familjes Sala hyjnë në shtëpinë e re të ndërtuar nga këngëtarja (VIDEO)

16 Janar 2020, 13:14 Nga DOSJA
Rita Ora mban premtimin, 6 anëtarët e familjes Sala hyjnë në

TIRANË- Premtimi i këngëtares shqiptare, Rita Ora për të ndërtuar banesën e një prej familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit tashmë ka shkuar në vend. Familja Sala nga Tirana tani ka një shtëpi të re ku mund të jetojë, pasi banesa që kishin u shemb mëngjesin e tërmetit tragjik, që u mori jetën 51 personave dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Lajmi u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vizitoi familjen Sala në banesën e tyre të re. Veliaj falënderoi këngëtaren shqiptare për ndihmën e dhënë duke e konsideruar si “goca jonë”.

“Në shtëpinë e re të familjes Sala?, e rindërtuar nga goca jonë @RitaOra, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.? Faleminderit nga ❤ Rita!”- shkroi Veliaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon veliaj rita ora tragjedia e 26 nentorit 2019 erjon veliaj rita ora tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 12:15

TIRANE– Ermir Shpata, drejtori i Burgut të Peqinit, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë, dy ditë më parë për shkelje të detyrës, pas publikimit në media të p...