Aktualitet

‘Bëj burg se jam malok’/ KLP merr parasysh kërkesën e Arbër Çekajt, më 20 janar shqyrtohet ‘fati’ i prokurorit Kon

16 Janar 2020, 12:24 Nga DOSJA
‘Bëj burg se jam malok’/ KLP merr parasysh kërkesën e

TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të marrë në shqyrim më 20 janar kërkesën e  Arbër Çekajt lidhur me prokurorin e dosjes së tij, Ervin Kondilin. Kjo pasi Çekaj i ka kërkuar KLP-së që të marrë masë displinore dhe të shkarkojë Kondilin me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat.

Arsyet e ankesës, pronari i biznesit të bananeve në kontenierët e të cilit u gjetën 613 kg kokainë, i shprehu në seancën gjyqësore të 8 janarit. Ai pretendoi se prokurori nuk ka hetuar si duhet pasi ka inate personale me të, ndërsa vetë Kondilli tha se nuk i druhej asnjë kërcënimi. 

“Kondilli e ka personale me familjen time, ai më poshtëroi babain duke hapur me dhunë kontenierin në magazinë. Kondili e ka me familjen Kuliçi dhe mbiemrin Kuliçi që kam pasur unë më herët.  Ky zotëri trafikantit nga Vlora konteinerët ja la deri në fund dhe i humbi orizi. Jam në burg se kam mbiemrin Kuliçi e jam nga Tropoja dhe jo nga Vlora,”– tha gjatë seancës Çekaj.

 

Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg. Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekajt do të vuajë 14 vite burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg. Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj ervin kondili kokaina ne maminas arber cekaj ervin kondili kokaina ne maminas

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 12:15

TIRANE– Ermir Shpata, drejtori i Burgut të Peqinit, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë, dy ditë më parë për shkelje të detyrës, pas publikimit në media të p...